“Zëri i Amerikës” i ndërpret fjalën Ilir Beqajt, po fliste për koncesionet

Publikuar tek: politike, më 18:35 23-02-2016 “Zëri i Amerikës” i ndërpret fjalën Ilir Beqajt, po fliste për koncesionet

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ishte i ftuar në studion e “Zërit të Amerikës” për të folur për shëndetësinë shqiptare dhe koncesionet e dhëna nga qeveria shqiptare.

Në momentin kur Beqaj po fliste për koncesionet e “chek up”-it, hemodializës dhe sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, regjia e “VOA” ka vendosur t’i ndërpresë në mes fjalën.

Pavarësisht insistimit të gazetares që ministri t’i përgjigjej pyetjes në lidhje me akuzat e bëra për këto koncesione, Beqaj është zgjatur duke u munduar t’i shpejgojë sa më gjatë ato, por koha nuk ishte në dispozicion të tij.

“Ju nuk iu përgjigjët pyetjes time, më vjen keq jemi në minutin e fundit dhe mua më duhet ta ndërpresë”, iu drejtua gazetarja ministrit, ndërkohë që ky i fundit vazhdonte të fliste. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tahiri në Bruksel, merr mbështetje për reformat
Ironia goditëse e Donald Lu: Sa herë hasim një tufë delesh në Shqipëri, u buzëqesh »
Article Logic
Execution time: 0.022797107696533
array(1) { ["section"]=> string(77) "zeri-i-amerikes-i-nderpret-fjalen-ilir-beqajt-po-fliste-per-koncesionet-33352" }