Zëvendësministri Petro Koçi në Komisionin e Sigurisë: Të rishikohen ligjet për dekorimet

Publikuar tek: politike, më 16:19 14-12-2015 Zëvendësministri Petro Koçi në Komisionin e Sigurisë: Të rishikohen ligjet për dekorimet Petro Koci

Dekorimet e ish-sigurimsave të Shtetit janë kthyer së fundmi në arenë debati. Madje vetë ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli pranoi se nuk e njihte listën me 1000 emra të cilët u dekoruan, ndër ta edhe hetuesi i At Zef Pllumit.

Në komisionin e Sigurisë, mbledhur sot, zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka kërkuar rishikim të ligjeve dhe jo të praktikës së Ministrisë së Mbrojtjes.

“Përsa i përket çështjes së dekorimeve ka vend për të ripare ligjet dhe jo praktikën e Ministrise së Mbrojtjes. Por duhet tëe kuptojme se Lufta Antifashiste Nacionalclirimtare është vlerë kombëtare tek e cila duhet të bashkohemi të gjithe pa dallim partiak.

Nuk mund të kompromentohet kjo luftë duke përdorur me dinakëri fajet dhe krimet e regjimit komunist pas çlirimit.

Ashtu sikundër nuk mund të amnistohen bashkëpunëtorët e fashizmit vetëm e vetëm se më pas ata i ka arrestuar sigurimi i shtetit”, tha zëvendësministri në Komision.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reila Bozdo propozon të pabesueshmen: Kod etik se si duhet të dashurohen anëtarët e PD
Zgjidhen 4 anëtarët e rinj të KLD-së »
Article Logic
Execution time: 0.071920871734619
array(1) { ["section"]=> string(93) "zevendesministri-petro-koci-ne-komisionin-e-sigurise-te-rishikohen-ligjet-per-dekorimet-27755" }