Zëvendëspresidenti, Biden 'gozhdon' Trump: Nuk është i keq, por injoranca e tij nuk ka fund

Publikuar tek: bota, më 07:46 05-10-2016 Zëvendëspresidenti, Biden 'gozhdon' Trump: Nuk është i keq, por injoranca e tij nuk ka fund

Zëvendës presidenti Joe Biden, “gozhdoi “ Donald Trump, në një intervistë të martën tha se kandidati republikan ”është i pandjeshëm ndaj popullit amerikan”.

“Ai nuk është person i keq, por injoranca e tij është e pafundme. Meqë ra fjala tek energjia, vë bast se ai nuk mund ta mbajë çantën e tij vetë 18 gropa, në një nga fushat e tij të golfit. Mund ta imagjinoni presidentin të zgjohet në orën 03:30 në mëngjes dhe të bëjë një postim sarkastik në Tëitter”, tha Biden për CNN.

Biden po i referohej fjalimit të Trump natën e shkuar në Twitter, në orën 3 të mëngjesit, ku foli për mediat dhe dy orë më vonë, e hapi përsëri Twitter -in dhe filloi të shpifte për ish-miss Universe, Alicia Machadon, për një video seksi, për të cilën fushata duhet të gjejë akoma prova.

Në intervistën me CNN, Biden bëri tifo për Clinton dhe tha se po punonte shumë për ta vënë në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.064726829528809
array(1) { ["section"]=> string(92) "zevendespresidenti-biden-gozhdon-trump-nuk-eshte-i-keq-por-injoranca-e-tij-nuk-ka-fund-55121" }