Zgjedhja e anëtarëve të Asamblesë së PS-së u manipulua? ‘’Sot’’ zbardh skemën e urdhërimit të votimit

Publikuar tek: politike, më 09:39 21-03-2016 Zgjedhja e anëtarëve të Asamblesë së PS-së u manipulua? ‘’Sot’’ zbardh skemën e urdhërimit të votimit Fleta e votimit publikuar nga ''Sot''

Votimi për delegatët e Asamblesë është manipuluar. Kjo së paku nga fakti që publikon sot gazeta ‘’Sot’’.Sipas gazetës ashtu si shumica e delegatëve ishin individë të vendosur me ndërhyrjen e deputetëve në zonat e tyre, edhe procesi i votimit të shtunën u manipulua. ‘’Sot’’ shkruan se delegatët e Tiranës janë udhëzuar të votojnë individë të caktuar. Dyshimet për manipulim janë rritur edhe për faktin se votimi është kryer në orët e vona të së shtunës, kur mediat dhe personat mmikëqyrës ishin larguar nga Pallati i kongreseve.

Ja çfarë shkruan ‘’Sot’’:

Anëtarë të lartë të Partisë Socialiste i kanë këshilluar delegatët e kryeqytetit që të votojnë individë të caktuar, duke sjellë dhe përplasje brenda PS së Tiranës, pasi ka pasur një "luftë" mes Saimir Tahirit dhe Erion Veliajt për të zgjedhur mbështetësit e tyre. Fleta e votimit ka qenë e ndarë në dy sesione, në krahun e majtë ishin emrat e kandidateve femra, ndërsa në të djathtë emrat e kandidatëve meshkuj, përbri të cilëve kanë qenë dhe numrat. Mirëpo çdo delegat kur merrte fletën e votimit i është dhënë dhe një tjetër fletë, ku përcaktoheshin emrat që duhet të votohen.

Më konkretisht, në pjesën e sipërme të fletës shkruhej: F- 1, 2, 4, etj. dhe M- 1, 4, 5, 8, etj. Pra, për femrat ishin dhënë udhëzime se kush duhej të votohej dhe për meshkuj ishte dhënë i njëjti udhëzim. Ajo që e konfirmon edhe më tepër faktin se procesi ka qenë i ndikuar politikisht dhe i manipuluar, është fakti se fletët me sqarimet se për kë duhet të votohet janë printuar. Pra, gjithçka ka qenë e parapërgatitur dhe e mirëmenduar që kohë më parë. Një tjetër tregues është se sapo janë hartuar listat me kandidatë janë bërë gati dhe fletët e vogla, për t'ua dhënë delegatëve.

Gazeta "Sot" ka siguruar fletën e votimit për Qarkun e Tiranës dhe fletën tjetër që diktonte se si duhet të votohet. Më konkretisht delegatëve u është sugjeruar që të votojnë, për kandidate femra, numrat: 1, 2, 4, 6, 8, 14, 15, 16; ndërsa për kandidatët meshkuj është sugjeruar të votohet për numrat: 1, 4, 5, 8, 9, 10, 13, 17, 18, 20, 21, 22, 23, 24, 26.

Ndërsa në fletën e votimit, femrave që u korrespondojnë numrat e mësipërm janë: Alketa Hila, Alma Skënderaj, Blerina Doracaj, Elisa Spiropali, Ogerta Lubonja, Mirvjena Xhema, Ogerta Manastirliu, Silda Cepe. Ndërsa për meshkuj janë: Adriatik Kupi, Altin Gjino, Arben Seferi, Artan Lame, Aurel Veizaj, Azbi Arapi, Eridian Salianji, Ervin Shehaj, Johan Sterjo, Krenar Cancollari, Leonard Kuçi, Mezan Malaj, Rudolf Xhillari dhe Stefan Çipa.

Nëse shihet lista e fituesve për Tiranë janë pothuajse të njëjtë emra. Si nga fermat ashtu edhe nga meshkujt fitues për anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS janë shpallur ata që u kanë kërkuar drejtuesit dhe organizatorët e djeshëm të zgjedhjeve të votojnë delegatët. Vetëm emrat Silda Cepe, Altin Gjino, Aurel Veizaj, Leonard Kuçi dhe Mezan Malaj, janë emra që nuk përputhen me direktivat.

Kandidatët e Veliajt ranë

Zgjedhja e anëtarëve të Asamblesë ka qenë një goditje ndaj Erion Veliajt, pasi disa prej kandidatëve të tij nuk janë shpallur fitues. Konkretisht, Ervin Mete, zv/ministër i Financave dhe Gentian Elezi, zv/ministër i Integrimit, të dy ish- anëtarë të G99 nuk janë shpallur fitues. Po ashtu janë bojkotuar dhe njerëzit e Edi Ramës. Një ndër ta është Ergys Hoxha, drejtor i Antikorrupsionit në Kryeministri, që njihet për përplasjet me Tahirin. Nga ana tjetër bie në sy fakti se janë emëruar të gjithë njerëzit pranë Saimir Tahirit, duke filluar që te dy zv/ministra, te drejtoresha e Azilit, etj. Emrat pranë Veliajt madje nuk janë sugjeruar që të votohen. Kongresi ka treguar një përplasje në PS e Tiranës, pasi teksa Veliaj hapi Kongresin, Tahiri duket se ka marrë Asamblenë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zëdhënësja e Gjoshës sulmon Bregun pas daljes te ‘’Portokalli’’, Llambro: Fiks për të qeshur
Manjani deklaratë bombë gjyqtarëve: Shthurje e shkartisje në jetën e përditshme…Jam gati t’u identifikoj.Po punohet si për ‘’Ditë të Fundit’’ »
Article Logic
Execution time: 0.17533302307129
array(1) { ["section"]=> string(102) "zgjedhja-e-anetareve-te-asamblese-se-ps-se-u-manipulua-sot-zbardh-skemen-e-urdherimit-te-votimit-35617" }