Zgjedhja e Metës President, ish-ministri Manjani diskuton me Artan Fugën: PS ka mundësi të bëjë ç'të dojë me këtë vend!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:34 29-04-2017 Zgjedhja e Metës President, ish-ministri Manjani diskuton me Artan Fugën: PS ka mundësi të bëjë ç'të dojë me këtë vend!

Ish-ministri i Drejtësisë, tanimë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në Tiranë përfshihet në replika me profesorin dhe filozofin Artan Fuga pas shkrimit të këtij të fundit me titull: “Fituam Presidentin por humbëm pluralizimin politik” (publikuar në newsbomb.al-lexo këtu)

Për Manjanin, pluralizmi është shumë pranë shuarjes! “Nëse PD nuk hyn në zgjedhje PS ka mundesi të bejëç’të dojë edhe formalisht me këë vend”, shkruan ish-ministri.

REPLIKAT:

MANJANI: Askundland-i eshte gjetje filozofike e jo thjesht Metafore! Vetem ne askundland ndodhin keto gjera ku mazhoranca zevendeson popullin. E kemi huq te vjeter ne te Askundlandit kete gje. 
E verteta eshte se pluralizmi (te pakten per kete kishim rene dakort deri me sot) eshte shume prane shuarjes! Nese PD nuk hyn ne zgjedhje PS ka mundesi te beje cte doje edhe formalisht me kete vend!
Nuk ka vend per tu marre me individe, por me sistemin politik qe prodhon kriza vetshkaterruese. Individet/ drejtues te askundlandit jane pergjegjes per gjendjen por nuk jane zgjidhja e saj. Ajo do vije nga individe te tjere, nga ata qe kane ide!
Por nderkohe duhet te bindin PD qe te kaperceje pak nga vetja dhe qendrimet e saj dhe te marre pjese ne zgjedhje! Vetem pjesmarrja e saj ne zgjedhje garanton ndalimin e instalimit te monopartise qe mund te drejtoje cdo gje absolutisht pas zgjedhjeve (i thënçin)... 
Inati apo tifozlleku politik nuk ben pune.
Mbeteshtes 100% gjetjet dhe idete e kesaj analize.

FUGA: Mbështes analizat tuaja zoti Ylli Manjani. Me respekt për veprimet tuaja institucionale! Edhe unë mendoj se PD do të duhej të kishte kapur momentin kur në prani të partnerëve të huaj, erdhi rasti të merrte të drejtat të përcaktonte së paku katër ministra, mund të kërkonte gjashtë, të merrte kryetarin e KQZ, të kërkonte ndryshimin e kodit elektoral, të kërkonte shkarkimin e prefektëve, sepse kur një kryekomunar - baftjar futet në burg për territor kanabisi, çfarë duhet t'i bëjmë një prefekti??? Të kërkonte dhe të merrte shkarkime dhe jo transferime të atyre që duhet të ruanin territorin, etj. Nuk e di përse nuk i hyri rrugës të negociimit politik, por mbeti e në pozicione statike! Me siguri nga mosbesimi ose nuk e di! Ndërkaq, kjo nuk hedh poshtë si thoni ju, që presidenti, kryeministri, kryetari i kuvendit, avokati i popullit, së shpejti edhe punonjësit e drejtësisë, sipas vetingut të konceptuar keq, administrata, rojet e kopshtit zoologjik, pastruesit e rrugëve, me kompromis a pa kompromis, të gjithë janë nga mazhorrrranca. Një opozitë që në këto kushte hyn në zgjedhje ose është budallaqe, ose është impotente, ose e korruptuar! Cfarë kuptimi ka të themi se zgjedhje pa opozitën nuk ka, kur pranojmë se mund të ketë votim për presidentin pa opozitën!!!

MANJANI: E drejte! Ashtu eshte, nuk ka kuptim fare. Por kjo analize e "pakuptimesise" vlen ne situata normale. Vlen kur normalet debatojne mbi anormalen dhe ka sens. Ceshtja eshte qe cfare do bejme nderkohe? Mos futja e PD ne zgjedhje, pavaresisht qe ka te gjithe te drejten e saj te mos e beje, lejon automatikish kryeministrin e sotem te marre mbi 97 mandate. Jam krejt dakort, qe keto do jene mandate jo perfaqesuese, jo te drejta e jo demokratike. Por fakt eshte se do ti kete. Dhe me ato vota, Ai ( cilidoqofte fundja) ka mundesine te shpalle mbreterine! Do jete shume me e rende kjo! Dhe ska me shance per te debatuar ( realizuar jo e jo) mbi Republiken e re.
Pra imperative eshte te ndalet maxhoranca mbi kushtetuese monopartiake si fillim. Pastaj te merremi me cilesine e Kushtetutes, ligjeve dhe te Republikes. 
Te merremi sipas te gjitha atyre tezave dhe ideve qe jane artikuluar tashme prej Jush dhe une i mbeshtes.

FUGA: Drejt zoti ministër, drejt, unë kam vetëm një mendim më tej. Në botën e sotme me ato 97 mandate, në fakt emërime, ose me ato 970 mandate, nuk bëhet dot mbretëri, por shumë shpejt do të ndodhemi në vetmi. Jo mbretëri por vetmi. Shumë shpejt do të ndodhi dhe unë trishtohem nga kjo. Mbretëria sikurse e dimë mirë të dy nga historia e institucioneve nuk bëhet me mandate halabakësh, por me fisnikëri dhe vlera aristokratike që kandidatë për deputetë nën nivelin mesatar të inteligjencës kombëtare nuk mund t'i përfaqësojnë.

MANJANI: Mbreteri i thençin, po halabakeri do jete... dakort jam! Prandaj duhet ta ndalim. 
Gjithmone kenaqesi komunikimi me Ju!

drejt.png

drejt1.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vasili nis mëngjesin më një mesazh të rëndësishëm: Për të mirën e njerëzimit, të marrin fund marrëzirat
“Afër detit, afër mbretit”! Çfarë “fshehin” ndër këmbë këshilltari i Ramës dhe kryebashkiaku i Vlorës »
Article Logic
Execution time: 0.020601034164429
array(1) { ["section"]=> string(122) "zgjedhja-e-metes-president-ish-ministri-manjani-diskuton-me-artan-fugen-ps-ka-mundesi-te-beje-c-te-doje-me-kete-vend-76859" }