Zgjedhje në Mal të Zi, votohet për Presidentin e ri

Publikuar tek: rajon, më 07:07 15-04-2018 Zgjedhje në Mal të Zi, votohet për Presidentin e ri foto ilustruese

Nis votimi në Mal të Zi për zgjedhjet presidenciale, ku në garë janë 7 kandidatë. Në sondazhet e bëra më parë rezulton se mbështetjen më të madhe e gëzon ish-kryeministri dhe ish-presidenti i vendit, Millo Gjukanoviq.

Mësohet se të drejtë vote kanë 532 mijë e 599 qytetarë dhe ata do të mund të votojnë në 1 mijë e 214 vendvotime që do të jenë të hapura prej orës 07 deri në orën 20:00. I pari në listë është kandidati i Malit të Zi të Vërtet, Marko Millaçiq, i dyti, Mlladen Bojaniq, kandidati i Frontit Demokratik, Demokratëve, Partisë Socialiste Popullore dhe Lëvizjes qytetare URA.

Kandidati i Partisë së Drejtësisë dhe pajtimit, Hazbija Kallaç është i treti në listë, kurse i katërti Vasilije Miliçkoviq, përfaqësues i grupit të zgjedhësve Aleancës Qytetare dhe Partisë së Pensionistëve, i pesti është, Dobrillo Dedeiq, përfaqësues i koalicionit serb. 

Ndërsa në vendin e gjashtë të listës është kandidatja e Partisë Socialdemokratike, Draginja Vuksanoviq dhe i shtati, kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviq.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vuçiç dënon sulmin në Siri nga Perëndimi: Na kujtonë dhimbjen
»
Article Logic
Execution time: 0.02175498008728
array(1) { ["section"]=> string(57) "zgjedhje-ne-mal-te-zi-votohet-per-presidentin-e-ri-116948" }