Zgjedhje në PD, Basha urdhër të prerë: Të përfundojnë në shkurt

Publikuar tek: politike, më 09:29 05-01-2016 Zgjedhje në PD, Basha urdhër të prerë: Të përfundojnë në shkurt Lulzim Basha, kreu i PD

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dhënë urdhër të prerë për strukturat e Partisë Demokratike duke kërkuar zgjedhje të reja në disa prej tyre.

Burime nga PD thonë se Basha u ka dhënë afat drejtuesve të strukturave deri në shkurt për të përfunduar organizimin dhe mobilizimin në parti.

Kreu i opozitës kërkon nga drejtuesit aktualë që deri në muajin shkurt, degët e FRPD të jenë gati, sikurse të bëhen zgjedhjet e Lidhjes së Gruas brenda partisë. Basha kërkon gjithashtu që në afatin e sipërpërmendur të kenë përfunduar edhe zgjedhjet brenda 61 degëve të PD duke dhënë kështu sinjale të forta për zgjedhje të parakohshme, brenda 6 mujorit të parë të vitit të saponisur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01301097869873
array(1) { ["section"]=> string(67) "zgjedhje-ne-pd-basha-urdher-te-prere-te-perfundojne-ne-shkurt-29180" }