Zgjedhje në PS? Ish-kryeministri Aleksandër Meksi krah Ben Blushit

Publikuar tek: politike, më 17:04 18-07-2015 Zgjedhje në PS? Ish-kryeministri Aleksandër Meksi krah Ben Blushit Ben Blushi (majtas), Aleksandër Meksi (djathtas)

Një debat është hapur sot brenda të majtës, kur deputeti i saj Ben Blushi kërkoi zgjedhje në Partinë Socialiste.

Në një debat të spikerit Bledian Koka i cili ka risjellë edhe njëherë në vëmendje kërkesën e Blushit , është përfshirë edhe ish kryeministri Aleksandër Meksi i cili me ç’duket është në anën e Blushit.

Sipas spikerit Koka kërkesa e Blushit për të zhvilluar zgjedhje për kreun e PS është një lëvizje për lavdi personale pasi Rama sipas tij është konfirmuar si kryetar me votë plebishitare në zgjedhjet e 21 qershorit.

Menjëherë ka ndërhyrë ish kryeministri Meksi i cili shkruan : “PS morri 26, % ndersa koalicioni 63%”, duke u pozicionuar kështu në krahun e deputetit Blushi i cili së fundmi ka qenë mjaft kritik ndaj kreut të qeverisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Financial Times i bën jehonë ndryshimeve të Kryeministrisë, dhe Rama tregon historinë e gjyshes
Këshilltari “lë kokën” pas Metës: Lider i bekuar »
Article Logic
Execution time: 0.026332139968872
array(1) { ["section"]=> string(71) "zgjedhje-ne-ps-ish-kryeministri-aleksander-meksi-krah-ben-blushit-16499" }