Zgjedhjet e FRPD në Shkodër, fitues shpallet kundërshtari i Këlliçit

Publikuar tek: politike, më 22:32 13-02-2016 Zgjedhjet e FRPD në Shkodër, fitues shpallet kundërshtari i Këlliçit

Forumi Rinor i Partisë Demokratike në Shkodër ka zhvilluar zgjedhjet për kryetarin e saj. Me rreth 150 vota diferencë nga 1200 në total, Arvit Bushati është zgjedhur kryetar i FRPD-Shkodër.

Bushati në fushatën e zhvilluar ka pasur vetëm mbështetjen e drejtuesit të departamentit për Emigracionin dhe Diasporën në PD, Bardh Spahia. Ndërkohë, mësohet se deputetët demokratë të Shkodrës dhe kryetari i FRPD, Belind Këlliçi kanë qenë në mbështetje të kandidates, Benardeta Syku, zëdhënëse e PD-së në këtë qytet.

Bushati ka qenë mbështetës i Ervin Salianjit në garën për kreun e FRPD-së, e fituar në fund nga Këlliçi.

Gerard Syku ishte kandidati tjetër në garë, por që u tërhoq pak përpara votimit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kodheli-mediave gjermane: Përmendni shqiptarët, por askush nuk flet për 200 mijë polakët që iu vijnë në vit
Bashkia Gjirokastër i përgjigjet akuzave të Dumës: Nuk kemi asnjë detyrim mbi shtëpinë e Kokalarit »
Article Logic
Execution time: 0.021892070770264
array(1) { ["section"]=> string(73) "zgjedhjet-e-frpd-ne-shkoder-fitues-shpallet-kundershtari-i-kellicit-32504" }