Zgjedhjet lokale/ Blushi: Kandidatët jo të PS-së, por të një njeriu

Publikuar tek: politike, më 14:20 07-04-2015 Zgjedhjet lokale/ Blushi: Kandidatët jo të PS-së, por të një njeriu

Partia Socialiste ka mbledhur sot grupin e saj parlamentar ku është diskutuar për zgjedhjet lokale të 21 qershorit dhe kryesisht kandidatin për Bashkinë e Tiranës.

Mbledhja në mungesë të kryeministrit Edi Rama është drejtuar nga Gramoz Ruçi, ndërsa nuk kanë munguar debatetet midis deputetëve dhe ministrave.

Ben Blushi ishte i vetmi që pranoi të jepte një prononcim të shkurtër në lidhje me çka u diskutua në mbledhje, duke u shprehur se brenda PS nuk ka pasur transparencë për emrat e kandidatëve.

“Duhet të kishte më shumë transparencë për emrat e kandidatëve, por këto janë emrat e një njeriu të vetëm e nuk janë të Partisë Socialiste, prandaj nuk dua të flas më shumë”, ka thënë Blushi.

Mësohet gjithashtu se deputetët Paulin Stërkaj e Pjerin Ndreu kanë debatuar me ministrin e Ekonomisë Shkëlqim Canin për mënyrën se si është shpërndarë buxheti për rrugët.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berishës i vjen mesazh në inbox: Ja favoret e qeverisë për gjykatësin që dha vendimin e Frrokut
Deklarata/ Rama: Bashkimi Shqipëri-Kosovë i pashmangshëm. Reagim në Beograd dhe Europë »
Article Logic
Execution time: 0.003817081451416
array(1) { ["section"]=> string(69) "zgjedhjet-lokale-blushi-kandidatet-jo-te-ps-se-por-te-nje-njeriu-8064" }