Zgjedhjet lokale/ Bojaxhiu: Në Tiranë do marrim vota të djathta dhe të majta

Publikuar tek: politike, më 21:44 09-04-2015 Zgjedhjet lokale/ Bojaxhiu: Në Tiranë do marrim vota të djathta dhe të majta

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës Gjergj Bojaxhiu ka deklaruar se në zgjedhjet lokale të 21 qershorit pretendon të marr vota si nga e djathta ashtu dhe nga e mjata, e jo vetëm një spektri politik. Bojaxhiu ka thënë në emisionin “Opinion” se nuk është sponsorizuar nga e majta për këtë kandidim, ndërsa ka theksuar se edhe gjatë kohës që ishte pjesë e PD-së nuk ka kërkuar të kandidojë për Bashkinë e Tiranës.

Bojaxhiu ka bërë përgjegjës për ndërtimet te parku i liqenit artificial ish-kryebashkiakun Edi Rama si dhe kryebashkiakun aktual Lulzim Basha, pasi siç pohoi ai ato ndërtime janë në proces që prej vitit 2004.

A është zoti Bojaxhi kandidimi juaj i sponsorizuar nga e majta?

Absolutisht që jo. Unë nuk jam për shitje dhe për blerje…

Në zgjedhje, pretendoni se do të merrni vota të majta apo të djathta?

Do të marrim votat e qytetarëve dhe nuk ka rëndësi se kë kanë votuar më parë këta qytetarë. Nga sondazhet që ne kemi bërë rezulton se spektri i votave shpërndahet në të gjithë klasën politike.

Ju keni drejtuar institucione të rëndësishme në qeverinë e PD-së, a ndiheni përgjegjës për këto 8 vite?

Nëse unë do të gjykohem për qeverisjen e 8 viteve unë mund të mbajë atë barrë që më takon si pjesë e asaj partie. Nëse gjykohem personalisht, atëherë jam i gatshëm të mbaj çfardo përgjegjësie, çfarë kam bërë dhe pse e kam bërë. Unë kam zbatuar të gjitha premtimet e paritsë në fushatën e 2005-ës, se përse devijoi ajo parti nuk është përgjegjësia ime.

A keni kërkuar ju gjatë kohës që ishit pjesë e PD-së, të kandidonit për Bashkinë e Tiranës?

Jo, nuk e kam bërë kurrë një gjë të tillë pasi nuk mendoj se PD dhe PS kanë mekanizmin e brendshëm për të rregulluar problemet që ato kanë. Është e pamundur që brenda këtyre institucioneve politike të ecësh përpara me disa parime.

Atëherë nuk kishit pse të rrinit 8 vjet pjesë e saj…

Ndoshta është gabimi më i madh që kam bërë, por njeriu mendon se gjërat do të rregullohen e mund të bëhen ndryshe, por kur sot mendoj se kam qenë edhe pak naiv.

Vota juaj do të jetë kryesisht e djathtas apo majtas, ju ideologjikisht kujt i përkisni?

Unë në politika fiskale ndihem totalisht i djathtë, por me problemet me të cilat përballemi në Tiranë dhe në Shqipëri nuk është e nevojshme të jesh i djathtë apo i majtë…

Nëse ju i shkaktoni humbje ose e dëmtoni opozitën, a do ndjenit përgjegjësi morale ndaj PD-së?

Unë nuk jam dakort me këtë shqetësim. Ne mendojm se partia është njësia matëse, ndërsa në fakt është qytetari. Shqetësimi im nuk është as PS dhe as PD, ashtu siç thash mbështetjen e kam të njëtratëshme.

Sa po i paguani njerëzit që punojnë me ju?

Nuk kam paguar asnjë njeri, thjesht kemi lënë punët tona e po merremi me këtë projekt…

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Braçe: 21 janari po nis të shplekset
Braçe-Bashës për 21 janarin: Mirmëngjes Lulzim. Si e mbylle natën dje? Tani ka prova për ty »
Article Logic
Execution time: 0.037517070770264
array(1) { ["section"]=> string(79) "zgjedhjet-lokale-bojaxhiu-ne-tirane-do-marrim-vota-te-djathta-dhe-te-majta-8305" }