Zgjedhjet lokale, eurodeputeti Kukan: Ishin pozitive dhe të qeta, të presim raportin final

Publikuar tek: politike, më 15:38 29-06-2015 Zgjedhjet lokale, eurodeputeti Kukan: Ishin pozitive dhe të qeta, të presim raportin final

Kreu i delegacionit për Europën Juglindore, Eduart Kukan ka folur gjatë seancës së Parlamentit Europian ditën e sotme në lidhje me zgjedhjet lokale në Shqipëri. Kukan ka thënë se në tërësi zgjedhjet kanë qenë të qeta dhe pozitive por është e rëndësishme të pritet raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR.

Eurodeputeti ka vlerësuar pozitivisht pranimin e rezultatit të zgjedhjeve nga forcat politike humbëse në betejën zgjedhore si dhe fushatën elektorale që sipas tij ishte e qetë dhe pozitive. Kukan ka thënë se është e rëndësishme që të diskutohet edhe për akuzat e blerjes së votës si dhe procesin e dekriminalizimit.

Eduard Kukan ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve si një test për integrimin e vendit në Bashkimin Europian ndërsa ka thënë se situata politike është më e qetë se një vit më parë kur vendi ishte në krizë politike për shkak të bojkotit të opozitës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta: Zgjedhjet e 21 qershorit konfirmuan vullnetin e lirë të qytetarëve
PD, Paloka: Arben Frroku u përdor nga Rama në fushatën e Pukës, iu dha leja të largohet nga Shqipëria »
Article Logic
Execution time: 0.08703088760376
array(1) { ["section"]=> string(93) "zgjedhjet-lokale-eurodeputeti-kukan-ishin-pozitive-dhe-te-qeta-te-presim-raportin-final-14897" }