Zgjedhjet lokale/ Këshilli i Evropës: Debate të forta për kandidatët me të dhëna kriminale. Ja raporti

Publikuar tek: politike, më 09:55 19-10-2015 Zgjedhjet lokale/ Këshilli i Evropës: Debate të forta për kandidatët me të dhëna kriminale. Ja raporti Raporti i Këshillit të Evropës për zgjedhjet

Background-i politik në të cilin u mbajtën zgjedhjet lokale të 2015 kishin dy çështje kryesore: reformën territorial administrative të vitit 2014, dhe rastet e kandidatëve me rekorde kriminale. Reforma territorial provokoi një debat të fortë sepse ndryshoi strukturën elektorale të vendit; opozita akuzoi qeverinë se u udhëhoq në këtë proces vetëm nga konsiderata elektorale. Regjistrimi i kandidatëve që dyshoheshin se kishin rekorde kriminale ishte gjithashtu një çështje e madhe ligjore dhe politike, por u bë shumë pak për implementimin konkret të reformës së dekriminalizimit”.

Ky është një ndër konkluzionet e raportit të Këshillit të Evropës për zgjedhjet e qershorit, I cili do të diskutohet në Asamblenë e Këshillit të Evropës nga datat 20-22 tetor.

Newsbomb.al disponon raportin që do të diskutohet në këtë asamble, dhe gjetjet e vëzhguesve të Këshillit të Evropës për procesin e zgjedheve lokale në Shqipëri.

Në konkluzionet e raportit, thuhet nënvizohet se “është arritur progres krahasuar me zgjedhjet e mëparshme”, duke vënë theksin te mjedisi elektoral që ka qenë më i qetë sesa në zgjedhjet e mëparshme.  “Votuesve iu dha shanci ndërmjet një liste kandidatësh, duke përshirë edhe kërkesën e 50 përqind të kuotave për gratë kandidate dhe liritë thelbësore të shprehjes u respektuan”. Megjithatë, kongresi bën thirrje për përmirësime në legjislacionin zgjedhor, duke përfshirë depolitizimin dhe profesionalizmin për menaxhimin e zgjedhjeve.

Heshtja zgjedhore

Sipas ligjit, kandidatët duhet të respektojnë heshtjen zgjedhore 24 orëshe përpara Ditës së Zgjedhjeve. Megjithatë, thuhet në raport, një numër i madh materialesh zgjedhore, si flamurët, mbeteshin të dukshëm gjatë heshtjes zgjedhore dhe ditës së zgjedhjeve. Në disa raste, anëtarët e kongresit kanë parë vetë materialet zgjedhore pranë qendrave të votimit.

Media

Sa i përket medias, në raport thuhet se ka media që kanë lidhje të afërta politike dhe se pronarët e tyre janë figura shumë të njohura për lidhjet politike. Gjatë fushatës, u ngrit shqetësimi për pavarësinë e materialeve editorial, vetëcensurimi i gazetarëve dhe limitimi I informacionit pluralist. Lidhje me presione dhe intimidim të gazetarëve nga partitë politike dhe kandidatët, u raportuan gjithashtu gjatë fushatës. “Partitë e vogla dhe kandidatët e pavarur në mënyrë intensive përdorën median sociale për të kaluar aksesin e limituar në mediat tradicionale dhe vecanërisht në televizione” thuhet në raport. “Sipas ndërmjetësve të kongresit, disa media kishin material të bëra nga kandidatët dhe partitë dhe i transmetonin ato pa asnjë ndryshim, duke mos dhënë origjinën. Këto material përfshinin kronika të pararegjistruara të eventeve të fushatës. Kështu, linja editoriale në disa media ishte drejtpërsëdrejti e influencuar nga partitë politike, duke krijuar një mbulim të njëanshëm të fushatës”.

Përmirësime

Fushat e identifikuara nga Kongresi që duhet të ndryshojnë përfshijnë listën e votuesve, administratën zgjedhore, çështjet e kandidatëve të pavarur dhe mediat.

{gallery}raportkeshillievropes{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mesila Doda u tërheq vëmendjen gazetarëve: Mos ja fusni kot. Ja për kë e kisha kur thashë “langaraq”
Ja sa kushton makina hibride që nget Erion Veliaj (Fotot) »
Article Logic
Execution time: 0.020346164703369
array(1) { ["section"]=> string(105) "zgjedhjet-lokale-keshilli-i-evropes-debate-te-forta-per-kandidatet-me-te-dhena-kriminale-ja-raporti-23450" }