Zgjedhjet lokale, KQZ: Në 22 maj fillon zyrtarisht fushata, afati i fundit për regjistrim 4 maji

Publikuar tek: politike, më 11:13 30-04-2015 Zgjedhjet lokale, KQZ: Në 22 maj fillon zyrtarisht fushata, afati i fundit për regjistrim 4 maji

Në një deklaratë për media, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka deklaruar së në datën 22 maj fillon zyrtarisht fushata. KQZ njoftoi edhe për afatin e fundit të regjistrimit të kandidatëve që do marrin pjesë në zgjedhjet lokale, afat i përcaktuar në 4 maj, ora 18:00, për dorëzimin e listave emërore.

“Kandidatët për kryetar bashkie regjistrohen sipas rastit në KQZ dhe KZAZZ jo më vonë se pas 15 ditësh. Data 1-2-3 maj përkojnë me ditë pushimi zyrtar, ndaj afati i fundit ligjor për regjistrimin e kandidatëve dhe dorëzimin e listave emërore është data 4 maj, ora 18:00. Ndërkohë, më datën 22 maj nis zyrtarisht fushata elektorale”, njofton Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në deklaratën për media.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pollo: Ligji i denoncimeve nuk zbatohet, shembulli është nënpunësja e Veliajt, ju e shkarkuat
Berisha: Kosova po e bën zeher Ramën, ai vuan kur sheh diferencën e tij me Veliajn »
Article Logic
Execution time: 0.02327299118042
array(1) { ["section"]=> string(99) "zgjedhjet-lokale-kqz-ne-22-maj-fillon-zyrtarisht-fushata-afati-i-fundit-per-regjistrim-4-maji-10046" }