Zgjedhjet lokale, PD zyrtarizon Ardian Turkun për Elbasanin dhe Xhelal Mziun për Kamzën

Publikuar tek: politike, më 16:36 09-04-2015 Zgjedhjet lokale, PD zyrtarizon Ardian Turkun për Elbasanin dhe Xhelal Mziun për Kamzën Ardian Turku

Deputeti Ardian Turku do të jetë kandidati i Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të 21 qershorit për Bashkinë e Elbasanit, ndërsa në atë Kamzës Lulzim Basha i ka besuar rikandidimin kreut aktual të Bashkisë, Xhelal Mziut.

Dy kandidaturat e Turkut dhe Mziut janë konfirmuar zyrtarisht nga PD dhe vijnë një ditë pas konfirmimit nga Tritan Shehu për kandidaturat e kësaj partie për bashkitë Gjirokastër dhe Libohovë.

Ardian Turku ka mbajtur postin e kryetarit të Bashkisë së Elbasanit për një mandat, nga viti 2003 deri në 2007-ën, ndërsa ushtron funksionin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë prej vitit 2009. Xhelal Mziu ushtron aktualisht funksionin e kryetarit të Bashkisë së Kamzës, ndërsa ndaj tij është hapur një proces gjyqësor ku Prokuroria ka kërkuar 4 vite burg për Mziun nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Turku me shumë mundësi do të ketë përballë tij në betejën për Elbasanin kreun aktual të Bashkisë Qazim Sejdinin, ndërsa në Kamëz ende nuk është e qartë nëse Safet Gjici do të jetë kandidatura e mazhorancës, apo kjo Bashki do t’i lihet FRD-së ku emri i Sali Shehut po qarkullon prej ditësh.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Biden fton Vuçiç në Uashington, për Ramën nuk ka ende ftesë
Subashi: “Bankers” ka investuar në zonë për kurse vallëzimi, shpërthimet i quanit tërmete »
Article Logic
Execution time: 0.013765811920166
array(1) { ["section"]=> string(91) "zgjedhjet-lokale-pd-zyrtarizon-ardian-turkun-per-elbasanin-dhe-xhelal-mziun-per-kamzen-8281" }