Zgjedhjet lokale/Prezantohen emrat për kandidatë të PS-së në bashkitë Sarandë, Himarë, Finiq dhe Konispol

Publikuar tek: politike, më 18:15 22-03-2015 Zgjedhjet lokale/Prezantohen emrat për kandidatë të PS-së në bashkitë Sarandë, Himarë, Finiq dhe Konispol

PS-të e Sarandës, Himarës, Finiqit dhe Konispolit kanë prezantuar emrat nga të cilët do të zgjidhen edhe kandidatët zyrtarë të kësaj force politike për zgjedhjet bashkiake të 21 qershorit.

Në Sarandë në praninë e kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të zonës, Stefan Çipa kërkon një rikandidim të dytë në krye të qytetit bregdetar, ndërsa kandidatë tjerë të propozuar kanë qenë Shemi Lulo, Ramiz Hysi, Adriana Shehu dhe Florjana Koka.

Në Himarë emri i vetëm për bashkinë e këtij qyteti, është ai i kryetarit aktual Jorgo Goro. Goro nuk i ka shpëtuar as batutave të Ramës, i cili i ka thënë se “meqënëse je kandidati i vetëm për Himarën, do të sjell unë dy kandidatë nga Tirana.”

Sa i përket bashkisë Konispol, emrat e propozuar atje janë Mimoza Arapi, Dilaver Papara dhe Dhimo Kote, ndërsa në bashkinë mioritare të Finiqit, emrat që janë propozuar janë ato të Toma Kordhës dhe Leonids Kristos.

Ndërkohë që PS-të e Tiranës, Fierit dhe Lushnjes i kanë prezantuar ditë më parë emrat për kandidatë të bashkive respektive.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Demokracia e brishtë shqiptare, në udhëkryq të rrezikshëm
Basha: Shumica të pranojë dekriminalizimin, në të kundërt përballet me protesta »
Article Logic
Execution time: 0.023662090301514
array(1) { ["section"]=> string(108) "zgjedhjet-lokale-prezantohen-emrat-per-kandidate-te-ps-se-ne-bashkite-sarande-himare-finiq-dhe-konispol-6645" }