Zgjedhjet lokale/ Rama dhe Meta takohen nesër për kandidatët

Publikuar tek: politike, më 19:23 14-03-2015 Zgjedhjet lokale/ Rama dhe Meta takohen nesër për kandidatët

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta do të takohen nesër për të vendosur për procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Takimi midis kreut të PS-së dhe atij të LSI-së do të zhvillohet në orën 11:00 në selinë rozë, ndërsa palët do të diskutojnë për ndarjen e njësive bashkiake dhe emrat më të cilët do të kandidojnë në këto zgjedhje.

Pjesë e takimit do të jenë edhe krerët e grupeve parlamentar të PS-LSI, Gramoz Ruçi dhe Petrit Vasili.

Zgjedhjet bashkiake të 21 qershorit do të zhvillohen me një hartë të re territoriale, të cilën opozita dhe PD e kanë konsideruar si hartë politike. Takimi Rama-Meta zhvillohet në një periudhë kur situata politike në vend është mjaft e tensionuar për shkak të akuzave të bëra nga deputeti Tom Doshi ndaj Ilir Metës.

Lexo edhe:

Zgjedhjet lokale/ Newsbomb mbyll nesër sondazhin, pjesëmarrje e lartë nga qytetarët

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha akuza ndaj Metës dhe Kallakut: Duan ta paraqesin çështjen si skeç të “Portokallisë”
Diplomati gjerman, Reichel: Strukturat kriminale të mos depërtojnë në politikë »
Article Logic
Execution time: 0.023784160614014
array(1) { ["section"]=> string(64) "zgjedhjet-lokale-rama-dhe-meta-takohen-neser-per-kandidatet-5907" }