Zgjedhjet lokale/ Rama nis takimin me aleatët, LSI mbledh kryesinë

Publikuar tek: politike, më 16:48 15-04-2015 Zgjedhjet lokale/ Rama nis takimin me aleatët, LSI mbledh kryesinë

Kreu i PSD-së, Paskal Milo pas përfundimit të takimit me kryeministrin Edi Rama ka deklaruar se partia e tij nuk dëshiron të largohet nga ky koalicion historik, megjithatë sipas Milos vijon procesi i negocimit për të arritur një marrëveshje në mënyrë që të garohet së bashku në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

"Jemi në proces në mënyrë që të arrijmë të garojmë së bashku, por kjo nuk varet nga PDS por nga reflektimi i PS-së. Me pak fjalë, topi ndodhet në fushën e Partisë Socialiste”, ka deklaruar Milo.


Mazhoranca është në përgatitjet e fundit për të dalë më pas me një listë zyrtare të kandidatëve në 61 bashkitë e vendit për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me aleatët, ndërsa i pari që ka hyrë në selinë e PS-së është kreu i PSD-së Paskal Milo. Mëoshet se Rama do të takojë gjatë pasdites së sotme të gjithë aleatët e kësaj partie.

Edhe LSI është ka njoftuar se do të mbledh kryesinë e saj në orën 18:00, ku do të diskutohet pikërisht për kandidaturët e kësaj force politike në disa prej bashkitë e vendit. deri më tani LSI ka zyrtarizuar tre kandidate femra për Bashkinë Gjirokastër, Pogradec dhe Prrenjas.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kush është Dritan Leli, kandidati që synon të jetë kryebashkiaku i Vlorës
Besnik Aliaj: PD të mbështesë Gjergj Bojaxhiun për Tiranën »
Article Logic
Execution time: 0.019569873809814
array(1) { ["section"]=> string(69) "zgjedhjet-lokale-rama-nis-takimin-me-aleatet-lsi-mbledh-kryesine-8819" }