Zgjedhjet lokale/ Shkëlzen Berisha kundërshtari i parë i Gjergj Bojaxhiut

Publikuar tek: politike, më 17:25 31-03-2015 Zgjedhjet lokale/ Shkëlzen Berisha kundërshtari i parë i Gjergj Bojaxhiut

Ish-drejtori i KESH, Gjergj Bojaxhi shpalli dje zyrtarisht kandidaturën si i pavarur për zgjedhjet lokale të 21 qershorit dhe më shpejt se pritej kanë nisur edhe kontestimet e para nga politika për këtë kandidaturë.

Ndonëse jo me ndonjë status politik, Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit, ka qenë mjaft aktiv kohët e fundit në facebook sa i përket ngjarjeve që kanë shoqëruar politikën shqiptare, duke mos lënë pa komentuar edhe kandidimin si i pavarur të Bojaxhiut.

“Gjegjëz para elektorale: Kush e gjen, ku mblidhen bashkë për të "mirën" e popullit, vrasësit me akademikët, tutorët me politikanët, ish policët me ish të burgosurit, fundërrinat njerëzore me rilindasit, të persekutuarit me persekutorët, grekët me çamët, bojaxhinjtë me piktorët?”- shkruante Berisha në profilin e tij.

Bojaxhiu i është përgjigjur Shkëlzenit, duke thënë se: “Do të thoja që para dy vjetësh e dinim që mbase mblidheshin tek zyra e tij, por se ku mblidhen sot unë nuk e di, se nuk jam pjesë e këtyre njerëzve.”

Shkëlzeni nuk ka nguruar të reagoj sërish, ndërsa e konsideron si “Bojaxhiu i Piktorit” thekson se ai ka qenë vizitor i bezdisshëm, por i rregullt i zyrës së tij. “Më duhet të pranoj se Bojaxhiu i Piktorit është pjesërisht i saktë. Deri para dy vjetesh ka qenë vizitor bezdishmërisht i rregullt i zyrës sime, por atëehere vinte vetëm, pa ‘kontigjentin e shokëve’ që ka mbledhur tani”, shkruan djali i Sali Berishës në një postim të dytë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Frroku në Këshill: Nuk kam vrarë njeri. Baba im ecën me të drejtën zakonore, unë eci me ligjin
Përçahet opozita, PR hyn e vetme në zgjedhjet lokale »
Article Logic
Execution time: 0.020566940307617
array(1) { ["section"]=> string(77) "zgjedhjet-lokale-shkelzen-berisha-kundershtari-i-pare-i-gjergj-bojaxhiut-7474" }