Zgjedhjet lokale, Tritan Shehu konfirmon Kokalarin në Gjirokastër dhe Çomon në Libohovë

Publikuar tek: politike, më 16:07 07-04-2015 Zgjedhjet lokale, Tritan Shehu konfirmon Kokalarin në Gjirokastër dhe Çomon në Libohovë

Anëtari i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka konfirmuar dy emrat e kësaj partie në Bashkitë Gjirokastër e Libohovë për zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Igli Kokalari dhe Altin Çomo janë kandidatët e përzgjedhur nga kreu i PD-së Lulzim Basha për Gjirokastrën dhe Libohovën, sipas drejtuesit të Departamentit të Mjekësisë.

“Sot u zyrtarizuan nga Z. Basha dy kandidatura për kryetar bashkie në Qarkun e Gjirokastrës. Për Bashkinë e Gjirokastrës do të jetë Dr. Igli Kokalari; Për Bashkinë e Libohovës do të jetë Z.Altin Como. Pa asnjë dyshim të dy këta personalitete të shkelqyera, do të jenë mbas 21 qershorit kryetarët e atyre Bashkive. Me këtë rast dëshiroj të falenderoj ata që ishin në listën e kandidatëve të mundshëm. Të gjithë kanë po ato vlera e merita të mëdha. Tani që vendimi u dha, na takon që së bashku të punojmë me të gjitha forcat tona, në mënyrë që më 21 qershor secili të jetë pjesë e fitores sonë”, shkruan Shehu.

Pritet që së shpejti të bëhen publike nga të dyja koalicionet kandidatët e përzgjedhur për të garuar në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deklarata/ Rama: Bashkimi Shqipëri-Kosovë i pashmangshëm. Reagim në Beograd dhe Europë
Malltezi: Elbasani do bëhet si Marinza, ministria përgjegjëse »
Article Logic
Execution time: 0.024368047714233
array(1) { ["section"]=> string(91) "zgjedhjet-lokale-tritan-shehu-konfirmon-kokalarin-ne-gjirokaster-dhe-comon-ne-libohove-8071" }