Zgjedhjet në Britani, lideri i Liberal Demokratëve jep dorëheqjen pas humbjes së thellë, Konservatorët fitojnë shumicën

Publikuar tek: bota, më 09:18 08-05-2015 Zgjedhjet në Britani, lideri i Liberal Demokratëve jep dorëheqjen pas humbjes së thellë, Konservatorët fitojnë shumicën

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare në Britaninë e Madhe kanë thyer çdo parashikim duke nxjerë fitues me rreth 46 % David Cameron me Konservatorët. Një humbje e thellë për partinë e Liberal Demokratëve që kanë arritur të sigurojnë vetëm 1 % të votave por edhe për Partinë Labour, e renditur e dyta me 34 %.

Lideri i Partisë Liberal Demokrate Nick Clegg ka dhënë dorëheqjen pas humbjes së thellë në zgjedhje. Clegg tha se është tragjike të shikosh se si kolegët kanë humbur vendet në Parlament. Ai tha se përgjegjësia për humbjen i takon atij dhe jo kolegëve.

Pas humbjes në zgjedhje, ka dhënë dorëheqjen edhe kreu i Partisë Labour, Ed Miliband. Ai tha se Labour ka qenë një shtysë e madhe për progresin e vendit që në momentin kur u bashkua me këtë parti në moshën 15 vjeçare. "Mos vajtoni humbjen por vazhdoni luftën për Britaninë. Kjo parti është rikthyer më parë e do të rikthehet sërish", tha ai.

Rreth 50 milionë britanikë kanë votuar në 50 mijë qendrat e votimit ku pjesëmarrja e përgjithshme në votime ishte 60 %.

Liderët politikë kanë votuar herët në mëngjesin e së enjtes. Lideri i UKIP Nigel Farage, lideri i Labour Ed Miliband, të gjelbrit e Natalie Bennett, udhëheqësi i SNP Nicola Sturgeon, udhëheqësi Konservatorëve David Cameron dhe lideri i Liberal Demokratëve Nick Clegg hodhën votat e tyre në stacionet lokale të votimit.

Partia Labour e drejtuar nga Ed Miliband pësoi humbjen më të thellë që prej vitit 1987. Sekretari i Jashtëm i Labour, Douglas Alexander u mund nga studentja e politikës, 20 vjeçarja Mhairi Black nga partia pro-pavarësisë së Skocisë (SPN), e cila është edhe ligjvënësja më e re në moshë që nga viti 1667. Miliband ka shprehur mirënjohjen për bashkëpunëtorët në fushatë. "Përgjegjësia për rezultatin është vetëm e imja", u shpreh ai.

Lideri i partisë anti-emigracion UKIP, Nigel Farage ka dhënë dorëheqjen. Ai tha se do marrë pushimet këtë verë dhe më pas do mendohet nëse do të rikthehet sërish në krye të partisë.

Numërimi i votave në qendrën e votimit të David Cameron

Për herë të parë në këto zgjedhje votuesit kishin mundësinë rë rregjistrohen dhe të votojnë nëpërmjet internetit.

David Cameron postoi një foto duke puthur bashkëshorten e tij Samantha, me mesazhin “Për një të ardhme të ndritshme për të gjithë”.

Lideri i Konservatorëve Cameron me bashkëshorten Samantha

20 vjeçarja studente Mhairi Black, mbajti një fjalim historik pas fitores duke vlerësuar ngrohtësisht paraardhësin e saj. "Ndërsa e vlerësoj këtë goditje ndaj Douglas Alexander, shpresoj që ai të qëndrojë për të parë të ardhmen e tij politike, pasi të jetë shëruar nga rezultati", tha ajo.

Ligjvënësja më e re e Parlamentit Britanik, 20 vjeçarja Mhairi Black

Lideri i Partisë Labour shkruan në Twitter pas humbjes në zgjedhje:

"Kjo ka qenë qartë një natë shumë zhgënjyese dhe e vështirë për Partinë Labour. Dua të falënderoj çdo përkrahës të partisë. Qeveria e ardhshme ka një përgjegjësi të madhe për të forcuar vendin tonë. Çka na bashkon, është shumë, shumë më e madhe se ajo që na ndan", shkruan Ed Miliband.

Lideri i Partisë Labour, Ed Miliband

Kandidati i pavarur në Berwickshire Jesse Rae, duke pritur rezultatet me veshje luftarake mesjetare

Foto-Galeri: Klikoni mbi fotografitë për të lexuar më shumë

 {gallery}Zgjedhjetneangli{/gallery}

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034726858139038
array(1) { ["section"]=> string(123) "zgjedhjet-ne-britani-lideri-i-liberal-demokrateve-jep-doreheqjen-pas-humbjes-se-thelle-konservatoret-fitojne-shumicen-10627" }