Zgjedhjet në FSHF, Bashkim Fino akuzon sekretarin Ilir Shulku

Publikuar tek: sport, më 14:13 27-01-2018 Zgjedhjet në FSHF, Bashkim Fino akuzon sekretarin Ilir Shulku

Zgjedhjet për kreun e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit do të mbahen në datën 7 shkurt të vitit 2018.

Kandidatët e zyrtarizuar për këtë post janë Armand Duka, Shpëtim Hala dhe Bashkim Fino.

Ky i fundit ka reaguar përmes një statusi në llogarinë e tij në facebook, teksa akuzon sekretarin e përgjithshëm të Federatës, Ilir Shulkun për mungesë transparence. Sipas deputeti të PS-së në këtë mënyrë po tentohen të manipulohen zgjedhjet.

Reagimi i plotë i Bashkim FINOS:

FSHF vazhdon tentativat për të paracaktuar dhe manipuluar zgjedhjet. Me statusin e Kandidatit për President të këtij institucioni, i kam kërkuar zyrtarisht Sekretarit të Përgjithshëm, Ilir Shulku, që të më vërë në dispozicion listën e të deleguarëve nga klubet, me të drejtë vote, për në Asamblenë e datës 7 shkurt. Përgjigja e tij zyrtare, me arrogancë dhe paaftësi, ishte se “Statuti nuk e detyron që të ma japë dhe ndaj nuk do e bëjë një gjë të tillë”.

- Së pari, sot i kam nisur një shkresë të dytë (bashkangjitur në këtë reagim), ku i tregoj të gjithë detyrimet ligjore, që duhet të më vërë në dispozicion atë listë, duke nisur nga “Ligji për informim”.

- Së dyti, kandidati tjetër për president, Armand Duka, si president i FSHF-së, është në dijeni të kësaj liste, duke cënuar rëndë “Parimin e Barazisë” dhe “Parimin e Transparencës”.

Kjo tentativë për të mbajtur të fshehtë listën dhe duke mos e bërë publike, bëhet vetëm nga dëshira e tyre për të bërë ndryshime dhe manipulime të saj, me shpresën për të larguar ata që e votojnë kundër. I kërkoj Sekretarit të Përgjithshëm, Ilir Shulku, që të heqë dorë nga shërbimet dhe shkeljet ligjore, sa është ende në kohë. I kërkoj të bëjë publike listën e personave të deleguar nga klubet, me shkresa të dërguara deri në datë 18.01.2018 në FSHF.

As ai, as shefi i tij dhe askush tjetër nuk mund të guxojë dhe nuk ka për t’ia dalë mbanë asnjëherë, që të “trukojnë” këtë garë. Vullneti i të gjithë delegatëve dhe anëtarëve të ligjshëm të Federatës do dëgjohet dhe do vendosë më 7 shkurt.

Për këtë dal garant!

Bashkim Fino

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mes grushtave dhe sherrit, në Vlorë fitimtari është Flamurtari
Sulmuesi i kombëtares pranë kalimit te klubi i njohur kroat »
Article Logic
Execution time: 0.018846035003662
array(1) { ["section"]=> string(67) "zgjedhjet-ne-fshf-bashkim-fino-akuzon-sekretarin-ilir-shulku-108145" }