Zgjedhjet në FSHF, shpërthen Erion Braçe: Armando Duka duhet ta qepë mos të flas më, Fino nuk po i bie kokës

Publikuar tek: sport, më 18:07 30-01-2018 Zgjedhjet në FSHF, shpërthen Erion Braçe: Armando Duka duhet ta qepë mos të flas më, Fino nuk po i bie kokës

Zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit janë vetëm 8 ditë larg dhe situata sa vjen dhe tensionohet.

Një nga zërat më kritik të lidershipit të Armand Dukës në FSHF është deputeti i PS, Erion Braçe.

Në një intervistë për report tv, Braçe shumë i indinjuar sulmon kreun e FSHF-së duke thënë se ai është njeriu që gjithmonë ka fituar me mbështetje politike dhe nuk mund të ankohet për këtë gjë.

Braçe lëshoi akuza shumë të ashpra në drejtim të Armand Dukës për korrupsion dhe favorizim klubesh.

“Unë kam qenë i brendshëm dhe e di fare e mirë se si kanë votuar ata njerëz. Po të njëjtët kryetarë bashkie kanë votuar politikshit për të mbështetur Armando Dukën. Pra nëse ka pasur ndërhyrje politike ka qenë në favor të atij njeriu. Ai e kishte mundësinë ta udhëhiqte futbollin drejt ekonomisë jo drejt bashkive, ku e ka lënë. Dhe e ka lënë futbollin në mjerim. Pra të bënte ekonomi me futbollin dhe natyrisht të ndryshonte edhe përbërjen, të ndryshonte edhe asamblenë e federatës, tani duhet ta qepë nuk duhet të flas me. I ka pasur të gjitha i ka pasur mundësitë të bënte ekonomi me futbollin, por ai ka bërë biznes me futbollin dhe të drejtat televizive”,- u shpreh deputeti Braçe.

Por Erion Braçe nuk i kursyer kritikat as për kandidatin tjetër Bashkim Fino, për të cilin Braçe u shpreh se nuk po thotë gjërat hapur, ashtu siç janë.

“Unë jam tërësisht i pakënaqur nga ajo që thotë Bashkim Fino. Është kolegu im e të tjera me radhë, por më vjen keq që nuk i bie kokës dhe të thotë problemtaikën që sot ka futbolli shqiptar. Korrupsioni i Armand Dukës nuk e di ça të them. Datën e zgjedhjeve mezi e pres si tifoz dhe jo si politikan”,- tha Erion Braçe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gara Duka-Fino, në Tiranë mbërrin zyrtari i lartë i UEFA-s
E bujshme, sulmuesi i kombëtares shqiptare drejt La Liga »
Article Logic
Execution time: 0.020746946334839
array(1) { ["section"]=> string(112) "zgjedhjet-ne-fshf-shperthen-erion-brace-armando-duka-duhet-ta-qepe-mos-te-flas-me-fino-nuk-po-i-bie-kokes-108518" }