Zgjedhjet në Rusi, Putin bindshëm në avantazh

Publikuar tek: bota, më 08:59 19-09-2016 Zgjedhjet në Rusi, Putin bindshëm në avantazh

Partia në pushtet e Vladimir Putin duket se do të shënojë edhe një tjetër fitore në zgjedhjet parlamentare.

Rezultatet e para tregojnë një përparësi të madhe në krahasim me partitë e tjera, shkruan “Sky News”.

Rusia e Bashkuar ka marrë 44.5 për qind të votave, bazuar në “Exit poll”, por gjthsesi, ka rënie nga zgjedhjet e kaluara ku kishte fituar 49 % të votave.

Partitë liberale opozitare, grupi i vetëm që janë hapur kundër Presidentit Putin, kanë dështuar të marrin 5% për të kaluar pragun.

Ndërsa nacionalistët e LDPR-së thuhet se zënë vendin e dytë me 15.3 % pasuar nga Partia Komuniste me 14.9 % dhe Partia e Drejtë e Rusisë me 8.1%.

Rusia e Bashkuar është themeluar si parti 15 vjet më parë nga Vladimir Putin dhe tani udhëhiqet nga kryeministri Dmitri Medvedev.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022248983383179
array(1) { ["section"]=> string(50) "zgjedhjet-ne-rusi-putin-bindshem-ne-avantazh-53351" }