Zgjedhjet në Serbi, LSI: Shqiptarët në Luginën e Preshevës të mos bojkotojnë

Publikuar tek: politike, më 20:46 23-04-2016 Zgjedhjet në Serbi, LSI: Shqiptarët në Luginën e Preshevës të mos bojkotojnë

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama ka kërkuar që shqiptarët e Luginës së Preshevës në Serbi të dalin masivisht në zgjedhjet që do të zhvillohen nesër.

Rama u ka bërë thirrje shqiptarëve për pjesëmarrje dhe të mos e mendojnë bojkotin, pasi vetëm kështu ata mund të përfaqësohen denjësisht në institucionet e Serbisë për të mbrojtur interesat e tyre.

Deklarata e plotë e Luan Ramës:

Nesër shqiptarët e Luginës së Preshevës janë në zgjedhje. Janë në zgjedhje për të votuar përfaqësuesit dhe drejtuesit shqiptarë në krye të organeve të qeverisjes vendore, pra në të tre komunat që e përbëjnë Luginën e Preshevës.

Por njëherësh do të zgjedhin edhe deputetët shqiptar për në Kuvendin e Serbisë, sepse nesër në Republikën e Serbisë zhvillohen njëherësh si zgjedhjet në Kuvendin e Serbisë, ashtu edhe zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.

Prandaj, në kuadër të kësaj dite, në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim e gjej me vend t’ju drejtohem sot të gjithë shqiptarëve me të drejtë vote në Luginën e Preshevës. I drejtohem sot të gjithë përfaqësuesve dhe drejtuesve politikë, qytetarëve me ndikim, intelektualë dhe përfaqësues të kësaj Lugine që me pjesëmarrjen e tyre masive në zgjedhjet e nesërme, të dëshmojnë gjithë forcën e unitetit dhe të bashkimit të tyre.

Ta kthejnë ditën e zgjedhjeve të nesërme në një manifestim qytetar, në një manifestim evropian, të vendosmërisë së tyre, të bashkimit të tyre dhe të nderimit shqiptar për të gjitha sakrificat, që kanë bërë shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Për të dëshmuar kësisoj që forca e bashkimit të tyre, unitetit të tyre, vendosmërisë së tyre, evropianizimit të tyre, dominon mbi interesat e grupit apo mbi interesat partiake.

Pra, të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet që nesër të votojnë për të fituar alternativa shqiptare në Luginën e Preshevës. Lugina e Preshevës është një referencë patriotizmi dhe atdhedashurie për të gjithë shqiptarët.

Prandaj ata nesër duhet të dëshmojnë forcën e bashkimit të tyre. Pjesëmarrja dhe jo bojkoti, përfaqësimi dhe jo vetëpërjashtimi, prania dhe jo mungesa duhet të frymëzojnë nesër shqiptarët që votën e tyre ta përdorin për të mirën e Luginës së Preshevës që votën e tyre ta përdorin që të fitojnë kandidatët shqiptarë në Luginën e Preshevës, që votën e tyre ta përdorin që në krye të Komunave në Preshevë, në Bujanovç dhe në Medvegjë të jenë drejtues shqiptarë, por edhe që të drejtat dhe interesat e shqiptarëve të Luginës në Kuvendin e Serbisë, t’i shprehin, t’i mbrojnë dhe të jenë zëdhënës të tyre deputetë shqiptarë.

Këtë kërkon interesi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Këtë kërkon interesi evropian i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, këtë kërkon i gjithë procesi i integrimit të shqiptarëve në institucionet e Republikës së Serbisë, këtë kërkon mbi të gjitha gjaku, sakrifica, dhe lufta e paepur që kanë bërë shqiptarët e Luginës së Preshevës për të fituar të drejtat e tyre kombëtare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pjerin Ndreu i lumtur që kolegia mbeti jashtë Kryesisë: Haka shkon te… zonja
Koncesionet, zv/ministri i Shëndetësisë merret në pyetje nga prokuroria »
Article Logic
Execution time: 0.019762992858887
array(1) { ["section"]=> string(80) "zgjedhjet-ne-serbi-lsi-shqiptaret-ne-luginen-e-presheves-te-mos-bojkotojne-38496" }