Zgjedhjet në UT, Hafizi: Kërcënimi, fundi i fundit. Rama e Nikolla më thanë se klima është e mirë

Publikuar tek: politike, më 22:08 18-04-2016 Zgjedhjet në UT, Hafizi: Kërcënimi, fundi i fundit. Rama e Nikolla më thanë se klima është e mirë

Deputetja socialiste, pedagoge e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Mimoza Hafizi ka folur sot për procesin zgjedhor në universitete. Nga studio e emisionit “Natë me Xhaxhiun” në News 24, deputetja Hafizi tha se nëse kërcënimi ndaj dy kandidatëve për rektor Kule dhe Koni do të ishte i vërtetë, kjo do të ishte një ngjarje e paprecedentë. Por Hafizi ka folur për një tjetër çështje, që e ka denoncuar vazhdimisht, atë të të fortëve brenda Universitetit. Deputetja tregon se çështjen e zgjedhjeve në universitet e ka ngritur edhe në mbledhjen e grupit të PS, por ka dalë e pakënaqur nga përgjigjet.

Nëse rezulton se kërcënimi ka qenë i vërtetë a mund të themi se zgjedhjet në UT  vihen në rrezik

Do të ishte ngjarje e paprecedentë. Pikërisht këtë e kam shtruar edhe në grupin parlamentar sot sepse ishte një shqetësim që vjen nga bota akademike. kërkova informacion nga anëtarët e qeverisë. Për këtë arsye ngrita zërin sepse mendova se duhet të kishte informacion. U tha që çështja është në shqyrtim, është në prokurori e ndërkohë pati edhe Ministrja e Arsimit dhe Kryeministri thanë që kanë patur kontakte me zotin Kule dhe përgjigjja e zotit Kule shumë pozitive. Ka qenë mirënjohës për telefonatat. Në fakt mua mu duk e pamjaftueshme por si duket çështja është në shqyrtim dhe si duket është prokuroria që e ka në dorë.

Incidenti tek Fakulteti i Shkencave të Natyrës, iu vu zinxhiri dyerve qendrore, si e komentoni?

Kjo ishte çështja që e ngrita në mbledhje grupi sepse ka pasur denoncim nga kandidatja tjetër e UT, zonja Dibra që rregullat e zhvillimit normal të fushatës po thyhen. Ishte ngjarja e FSHN, por sot kishte dhe kërcënime për presione ndaj pedagogëve dhe studentëve dhe unë pikërisht këtë kërkova nga qeveria. Sepse qeveria dhe MAS e ka për detyrë që të kontrollojë zbatueshmërinë e ligjit në universitet. Është një nga nenet themelore të ligjeve të shtetit. Në rastin e zgjedhjeve universitare përgjegjësia shtohet edhe më tepër sepse është Ministrja e Arsimit që harton edhe rregulloren e zgjedhjeve. Prandaj kërkova të di çfarë po bëhet që të krijohet një klimë normale në universitete.

Përgjigjja ishte që klima ishte shumë e mirë. Këtë klimë e kam provuar para 4 vitesh kur kam qenë kandidate. Në atë kohë ndikimi i politikës ka qenë shumë i madh.

Situatën zgjedhore në universitet e kam me indikatorë të pjesshëm.

E shikoni si të frikshëm transplantimin e të njëjtit model të të fortit, të atij që ka mbështetjen e bandave edhe mes akademikëve?

Është e para herë që modeli i të fortit në universitet po imponohet nga jashtë, nëse është e vërtetë. Do kisha dashur të kisha një konkluzion nga organet e drejtësisë. Është e para herë në historinë universitare që i forti nga jashtë hyn në universitet.

E kam vrarë mendjen 2 ditë dhe kam kërkuar ‘çfarë do një i fortë në Universitet’. Akoma nuk e kam gjetur.

Kurse ajo që po ndodh në universitete, që unë me thënë të drejtën e kam denoncuar është një model që po kalcifikohet, modeli i të fortit brenda Universitetit, në botën akademike. Pra, i forti i quajtur profesor, i forti i quajtur asistent profesor ose i forti që është menaxher i universitetit, janë modele që i kam denoncuar.

Rasti “Koni-Kule”, a po kthehen zgjedhjet në UT në një arenë ku përplaset politika e ditës?

Nuk mund ta them se me të vërtetë më mungon informacioni, sepse nuk kuptoj arsyen.

A ishte demokracia zgjedhore, rruga më e mirë për universitetet tona?

Pyetja që e shtrojmë vazhdimisht këtë mes kolegëve. Kam qenë zv.ministre e Arsimit dhe kemi miratuar zgjedhjet e para në universitete në vitin ‘99. Në një farë mënyre e quaj veten autore të këtij procesi. Modelet e zgjedhjeve në universitete janë modele të pranueshme në botën akademike dhe universitare siç është edhe autonomia universitare. Ngjarja e fundit është fundi i fundit. Nuk e di si mund të shkojmë më poshtë se kaq.

Zonja Hafizi pse ju mendoni se menaxhimi i universitar ka degraduar deri në abuzime?

Është fakt që menaxhimi universitar ka degraduar. Edhe kur kam qenë pjesë e opozitës, e kam ngritur këtë shqetësim, dhe pse kam qenë pedagoge ne atë kohë dhe mund të humbisja vendin e punës. Arsimi shqiptar ka degraduar. Ka shumë fakte, Është detyrë e Ministrisë së Arsimit që të bëjë kontrolle dhe këto raporte ti ekzekutonte, kur vërente raportet abuzive. /BW/

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 25 vjetori i Parlamentit pluralist, Basha: Kuvendi i mbushur me banditë, tutorë dhe narkotrafikantë
Edi Rama takon përzemërsisht të venë e Azem Hajdarit. Ajo e buzëqeshur, kurse i biri serioz »
Article Logic
Execution time: 0.013882875442505
array(1) { ["section"]=> string(99) "zgjedhjet-ne-ut-hafizi-kercenimi-fundi-i-fundit-rama-e-nikolla-me-thane-se-klima-eshte-e-mire-38015" }