Zgjedhjet, Nishani dhe Meta takohen me shefen e ODIHR, Audrey Glover

Publikuar tek: politike, më 12:58 28-05-2015 Zgjedhjet, Nishani dhe Meta takohen me shefen e ODIHR, Audrey Glover

Presidenti Bujar Nishani ka zhvilluar një takim me shefen e misionit  të  ODIHR  në Tiranë, Audrey Glover. Takimi dypalësh është zhvilluar pa praninë e medias. Në njoftimin e zbardhur në faqen e Presidencës thuhet se fokusi i diskutimeve Nishani-Glover kanë qenë  zgjedhjet në Shqipëri, që pritet të zhvillohen më 21 qershor.

Çështjet e reformës territoriale dhe procesi zgjedhor në tërësi kanë qenë pikat kryersore të dikutimeve.

Glover është pritur në një takim edhe nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. Situata parazgjedhore ishte në qendër të bisedës edhe gjatë takimit Meta-Glover. 

Meta shprehu vlerësimin e tij për përkushtimin e Ambasadores Glvoer në krye të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR duke theksuar se Lëvizja Socialiste për Integrim inkurajon sa më shumë vëzhgues ndërkombëtarë për monitorimin e zgjedhjeve.

Meta tha se mazhoranca është e përkushtuar për të arritur standardet më të larta bashkëkohore të zhvillimit të zgjedhjeve, ku të gjithë kandidatët të kenë hapësirat maksimale për të komunikuar me elektoratin dhe zgjedhësit të shprehen lirisht për të zgjedhur kandidatët që do të administrojnë qytetet e tyre.

Meta shprehu bindjen se populli shqiptar ka qytetarinë e duhur për t’u shprehur lirisht e denjësisht në 21 qershor.

Shefja e ODIHR do të jetë në krye të vëzhguesve që do të monitorojnë procesin zgjedhor  në vendin tonë dhe në përfundim të tyre do të hartojë një raport me rezultate.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Saimir Tahiri shkon në terren për Veliajn, bashkë në Kombinat (FOTO)
Grida Duma: Bëj një rrëmujë të madhe në shtëpi për t’u veshur »
Article Logic
Execution time: 0.050221920013428
array(1) { ["section"]=> string(72) "zgjedhjet-nishani-dhe-meta-takohen-me-shefen-e-odihr-audrey-glover-12155" }