Zgjedhjet për kryetar, Rama pranon shkeljen e statutit dhe propozon Referendum, mesazh të qartë Blushit: Qentë le të lehin...

Publikuar tek: politike, më 13:18 09-03-2016 Zgjedhjet për kryetar, Rama pranon shkeljen e statutit dhe propozon Referendum, mesazh të qartë Blushit: Qentë le të lehin...

Rama i përgjigjet pyetjes më të debatuar në PS, zgjedhjet për kryetar partie. Kryeministri propozoi Referendum: Socialistët t’i përgjigjen pyetjes nëse e duan apo jo Ramën kryetar partie .

“Është e vërtetë që nuk është respektuar statusi në PS dhe sipas meje e mbështes rregullimin e ri statutor dhe arsyet do i them më qartë në Kongres. Mandati im është marrë një anëtar një votë dhe nuk mund të rinovohet me Kongresin.

S’ka shans që kjo parti ta ndalojë punën e vet kryesore, udhëheqjen e vendit dhe reformat apo zgjedhjet e ardhshme, për të hyrë në një palë zgjedhje më të forta.

Unë do ta them të vërtetën deri në fund: qëllimi është rrëzimi i qeverisë për të cilën kanë votuar 1 milion njerëz. Barsaleta si këto mund të shkruajnë portalet por nuk mund ta zmbrapsin PS për të bërë shtet.

Ka vetëm një fuqi që e bën këtë: të shkojmë në referendum.

As unë, as ne, socilastët e me votë të vendosin nëse mandati im duhet të ndërpritet, të zgjedhin ata në bazë të parimit statutor, këtë ia kemi për detyrë PS që ata që nuk na duan mos na duan edhe më shumë ndërsa ata që na duan të na duan të na besojnë edhe më shumë se ngado të na e çojnë vëmnedjen mllefet, kjo parti nuk është e Edi Ramës, as e Gramoz Rucit është e çdo djali dhe vajze që sot ka në zemër përkatësinë në PS, një parti shqiptare, shqiptarësh në tranzicion por ama jo vetëm s’ka të krahasuar me asnjë organizatë tjetër politike në Shqipëri por është ev etmja pasqyrë publike...

Të rrojë PS, qentë le të lehin, karvani shkon përpara”, përmbylli Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Asambleja e PS, flet Rama: Falje nëse këto 30 muaj jam treguar i vogël. “Mia culpa” dhe komenti për fishkëllimën e Blushit
Peleshi komenton propozimin e Ramës për referendumin: Natyrisht që duket pozitiv, interesant, shumë demokratik… »
Article Logic
Execution time: 0.0041079521179199
array(1) { ["section"]=> string(147) "zgjedhjet-per-kryetar-rama-pranon-shkeljen-e-statutit-dhe-propozon-referendum-mesazh-te-qarte-blushit-qente-le-te-lehin-karvani-shkon-perpara-34643" }