Zgjedhjet/ Rama niset në Gjirokastër, a do t’i ulë gjakrat e të qejfmbeturëve nga LSI?

Publikuar tek: politike, më 11:36 21-03-2015 Zgjedhjet/ Rama niset në Gjirokastër, a do t’i ulë gjakrat e të qejfmbeturëve nga LSI? Edi Rama me Erjon Veliajn në Gjirokastër vitin e kaluar

Edi Rama po niset drejt Gjirokastrës për një takim me elektoratin e degën e partisë në dukje formal por që mban një tension të madh. Newsbomb.al ka mësuar nga burimet se pas negociatës për të kandididuar në Bashkinë e Gjirokastrës LSI-ja, gjakrat janë nxehur shumë në mesin e socialistëve.

Rama ka kuptuar së fundmi se Gjirokastra nuk paska qenë edhe aq bashki e lehtë për t’u sakrifikuar në emër të koalicionit me LSI-në, pasi duket se një pjesë e madhe e socialistëve gjirokastritë janë rebeluar. Socialistët në bazë prisnin të kandidonte një socialist.

Nuk dihet nëse Rama do t’a qetësojë situatën atje, pasi në rast se jo, do t’i dalë edhe një problem më i madh, me LSI-në, të cilës i ka premtuar votën e socialistëve për kandidatin që do të vijë nga radhët e partisë së Metës.

Aktualisht kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës është Flamur Bime, i cili është paditur penalisht nga Inspektoriati Kombëtar I Mbrojtjes së Territorit për shpërdorim detyre në dhënien e lejeve të ndërtimit. Bime e ka cilësuar politik këtë sulm, por në këtë rast nuk është edhe aq problemi i emrit të Bimes. Bime dihej që me kohë që nuk do të rikandidonte dot më, pas vendosjes në listën e kryetarëve të bashkive që po paditeshin.

Po kështu dihet se deputetë të PS-së së Qarkut të Gjirokastrës janë edhe dy ministra të Ramës, Erjon Veliaj e Arben Ahmetaj. Dhe me humbjen e besimit të socialistëve në zonë, Rama do ta ketë të vështirë të fitojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, mandat që siç po e tregojnë konkluzionet e prononcimeve të tij për mediat është i nevojshëm për përfundimin e punëve të nisura premtuar nga vetë ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjedhjet vendore/ Dule: Për emrat, diskutim me bazën
Arrestimi/Mbyllet mbledhja e Këshillit, pranohet kërkesa e Doshit për shtyrjen e mbledhjes »
Article Logic
Execution time: 0.017580032348633
array(1) { ["section"]=> string(88) "zgjedhjet-rama-niset-ne-gjirokaster-a-do-t-i-ule-gjakrat-e-te-qejfmbetureve-nga-lsi-6530" }