Zgjedhjet vendore/ Artan Lame hap garën: Më hanë duart për Tiranën

Publikuar tek: politike, më 21:58 29-01-2015 Zgjedhjet vendore/ Artan Lame hap garën: Më hanë duart për Tiranën

“Më hanë duart për Tiranën”. Në këtë mënyrë drejtori i Aluizni-t, Artan Lame ka hapur garën për bashkinë e Tiranës për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen më 21 qershor të këtij viti.

Lame është shprehur i hapur nëse një ofertë e tillë do ti vine nga PS-ja, pasi siç ka deklaruar ai në emisionin “Top Story” të Top Channel, është i dashuruar marrëzisht mbas këtij qyteti.

Artan Lame ka theksuar se ka 14 vjet që merret me Tiranën dhe së është i gatshëm të vazhdojë të punojë për të.

“Skema e rastit e do që të thuhet e di partia këtë punë unë jam gati të ofroj kontributin tim...por unë po them që të gjithë e dinë që jam marrë me Tiranën kam kaq vjet, si nënkryetar Bashkie, si zv.ministër i Territorit dhe në pozicionin që jam tani dhe skam pse e fsheh që "më hanë duart për Tiranën", ka deklaruar Lame.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zhiti-Nishanit: Vatikani s’ka gjë me mua
Serveri i tatimeve, krijohet komisioni parlamentar për të hetuar nxjerrjen e të dhënave »
Article Logic
Execution time: 0.019267082214355
array(1) { ["section"]=> string(69) "zgjedhjet-vendore-artan-lame-hap-garen-me-hane-duart-per-tiranen-1869" }