Zgjedhjet vendore dhe prapaskenat e akuzave ndaj kryebashkiakut të Gramshit

Publikuar tek: politike, më 22:30 17-02-2015 Zgjedhjet vendore dhe prapaskenat e akuzave ndaj kryebashkiakut të Gramshit

Një javë më parë  ILDKP, kallzoi tre kryetar të pushteteve vendore në zona të ndryshme, për fshehje dhe mos deklarim të pasurive. Njëri prej tyre ishte edhe kryebashkiaku i Gramshit, Dritan Bici.

Bici u kallëzua nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, për fshehjen dhe mos deklarimin e nje apartamenti në Tiranë, një apartament në Gramsh, një dyqan me artikuj të ndryshëm dhe disa llogari të ndryshme bankare në emër të tij dhe të bashkëshortes së tij. Kjo përplasje me strukturat shtetërore, sipas burimeve tona, e kanë zanafillën diku tjetër.

Fushata elektorale për zgjedhjet vendore, po afron dhe kryebashkiaku Bici ka kërkuar të rikandidoj për një mandat të dytë në krye të Bashkisë Gramsh, dhe këtë kërkesë ja ka bërë kryeministrit Edi Rama. Por i zgjedhuri i kryeministrit për kandidat në Bashkin e Gramshit, është Gëzim Shqiponja, një biznesnen i njohur nga Gramshi dhe me një përvojë disa vjeçare në instancat drejtuese. Gëzim Shiponja një kundërshtar i hapur i Bicit në Gramsh, që në kohën kur ishte këshilltar i  Bashkisë para 2 vitesh.  

Shumë vendime të Këshillit Gëzim Shqiponja i kundërshtonte hapur dhe nuk i votonte, kjo shpesh herë ka ngjallur reagimin e Bicin aq sa të dy palët janë përleshur fizikisht me njëri tjetrin.

Gjithsesi, Shqiponja ka siguruar edhe mbështetjen e ministrit të Energjisë Damian Gjiknuri për zgjedhjet vendore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kush është biondja që mund të drejtojë Tiranën?
Saimir Tahiri, vizitë në Shtëpinë e Bardhë »
Article Logic
Execution time: 0.0040829181671143
array(1) { ["section"]=> string(80) "zgjedhjet-vendore-dhe-prapaskenat-e-akuzave-ndaj-kryebashkiakut-te-gramshit-3691" }