Zgjedhjet vendore/ Idrizi hap lojën: Negociata me të gjithë faktorin politik

Publikuar tek: politike, më 16:57 13-03-2015 Zgjedhjet vendore/ Idrizi hap lojën: Negociata me të gjithë faktorin politik

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka kërkuar sot nga anëtarët e partisë së tij votën për të negociar me të gjithë faktorin politik shqiptar për koalicionin e zgjedhjeve vendore të 21 qershorit.

Idrizi e ka konsideruar PDIU-në si një parti të shpresës dhe bashkimit të shqiptarëve, jo si jnë parti të konfliktualitetit dhe vrasjes së shpresës së qytetarëve. Idrizi ka thënë se kush pranon programin dhe vlerat e partisë së tij, do të mund ta ketë PDIU-në në koalicion në zgjedhjet e ardhshme.

Në këtë mënyrë, partia opozitare konfirmon tërheqjen nga koalicioni parazgjedhor me PD-së dhe partitë e tjera, duke lënë të hapur çdo mundësi bashkëpunimi për zgjedhjet lokale.

Idrizi ka shpalosur edhe sloganin që do të mbaëjë kjo parti në zgjedhjet e 21 qershorit, i cili është “Unë e dua Shqipërinë e bashkuar”.

Duke folur për aludimet se PDIU do t’i bashkohet koalicionit të majtë, Idrizi tha se partia e tij nuk është seksion i asnjë partie tjetër.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vatikani pranon emërimin e Visar Zhitit si i ngarkuar me punë i Shqipërisë
Basha: Protesta mbarëpopullore për dorëheqjen e Ilir Metës »
Article Logic
Execution time: 0.028677940368652
array(1) { ["section"]=> string(79) "zgjedhjet-vendore-idrizi-hap-lojen-negociata-me-te-gjithe-faktorin-politik-5814" }