Zgjedhjet vendore/ Meta: Ende në negociata me PS-në

Publikuar tek: politike, më 10:44 02-03-2015 Zgjedhjet vendore/ Meta: Ende në negociata me PS-në Ilir Meta dhe Edi Rama

Ilir Meta ka deklaruar sot se negociatat mes LSI-së dhe PS-së për kandidatët e bashkive do të vazhdojnë akoma. ''Nuk kemi ende  një marrëveshje finale me PS-në. Jemi në negociata, do vazhdojmë të diskutojmë për emrat. Unë nuk jam i autorizuar të flas për negociatat me PDIU-në.'', tha sot Meta.

Sipas burimeve brenda dy partive, Rama dhe Meta kanë arritur të mbyllin me sukses negociatat, të paktën sipas pretendimeve paraprake që kanë patur për kandidimin në bashki më 21 qershor. Por Meta ka deklaruar se ende po bisedohet për këtë gjë.

Sipas gazetës ''Panorama'', LSI-ja ka ‘’lëshuar’’ Fierin, për të marrë në këmbim Lushnjen dhe Gjirokastrën. Kështu, pas këmbënguljes së LSI-së për të kandiduar në Fier, vend të cilin PS-ja mendon t’ia lërë Salarjon Totës, ka arritur ta shkëmbejë me dy bashki të tjera: Lushnjen që ia la vetë PS-ja dhe Gjirokastrën, që e kërkoi vetë LSI-ja në këmbim të Fierit.

PS do të vendosë kandidatët e saj në 37 bashki, ndër të cilat Tirana, Durrësi, Elbasani, Korça, Shkodra, Vlora, Sarandë, Himarë etj. Kurse LSI do të ketë si bashki kryesore: Beratin, Lezhën, Kukësin, Gjirokastrën, Lushnjen, Pukën dhe Krujën .

Një pjesë e bashkive të mbetura do t'u lihen PBDNJ-së dhe PDIU-së. Deri më tani mendohet që PBDNJ do ketë Dropullin dhe Finiqin, kurse PDIU-ja Konispolin dhe Rrogozhinën. 

 

Bashkitë me kandidatë të PS-së

Tiranë, Durrës, Fier, Malësi e Madhe, Shkodër, Tropojë, Fushë-Arrëz, Has, Klos, Kurbin, Mat, Mirditë, Shijak, Kamzë, Kavajë, Elbasan, Peqin, Librazhd, Gramsh, Belsh, Divjakë, Ura Vajgurore,  Poliçan, Patos, Mallakastër, Roskovec, Tepelenë, Përmet, Këlcyrë, Korçë, Devoll, Maliq, Kolonjë, Libohovë, Vlorë, Himarë, Sarandë

 

Bashkitë me kandidatë të LSI-së

Berat, Lezhë, Kukës, Gjirokastër, Lushnje, Pogradec, Skrapar, Kuçovë, Patos, Krujë, Cërrik, Pukë, Bulqizë, Vau i Dejës, Delvinë, Selenicë, Vorë, Përrenjas

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kokëdhima kundër Doshit: Ministrat janë të përkushtuar
IKMT kallëzon penalisht kryebashkiakun e Gjirokastrës, veprimi ishte paralajmëruar nga Berisha »
Article Logic
Execution time: 0.031188011169434
array(1) { ["section"]=> string(54) "zgjedhjet-vendore-meta-ende-ne-negociata-me-ps-ne-4749" }