Zgjerohet banka e Linda Ramës, blen Bankën Kombëtare të Greqisë

Publikuar tek: ekonomi, më 11:16 18-11-2017 Zgjerohet banka e Linda Ramës, blen Bankën Kombëtare të Greqisë

Banka Amerikane e Investimeve, në bordin drejtues të së cilës është bashkëshortja e kryeministrit, Edi Rama ka blerë Bankën Kombëtare të Greqisë, NBG.

Mësohet se, transaksioni është mbyllur tashmë. Ndërkohë që, brenda pak ditësh pritet të bëhet edhe njoftimi zyrtar, së bashku me detajet e blerjes.

Blerja e NBG-së rrit edhe më shumë peshën e ABI bank në sistemin financiar shqiptar duke e bërë tashmë atë një nga bankat më të mëdha në treg.

Zgjerimi i vrullshëm i ABI bank në tregun vendas nuk ka kaluar pa u vënë re, jo vetëm brenda vendit, por edhe nga institucionet ndërkombëtare që mbikqyrin ekonominë shqiptare.

Në deklaratën e fundit për Shqipërinë, misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar është shprehur i shqetësuar për zhvillimet e fundit në sistemin financiar, duke i bërë thirrje Bankës së Shqipërisë të mos licencojë banka me konflikt interesi, shkruan syri.net.

“Për të ulur rreziqet, Banka e Shqipërisë duhet të sigurohet se bankat e reja që kërkojnë licencë përmbushin kriteret ligjore, zotërojnë eksperiencën e nevojshme bankare dhe përjashtojnë konfliktin e interesit”, deklaroi FMN

Burime pranë FMN thonë se deklarata i referohet pikërisht ABI Bank, e cila përbën një një precedent në tregun shqiptar.

Ajo është banka e vetme në vend që vjen nga parajsat fiskale.

Por veç kësaj, në bordin drejtues të bankës, ulet Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama.

Çka përforcon edhe më shumë dyshimet se kujt i referohet Fondi Monetar kur flet për banka me konflikt interesi.

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas miratimit të buxhetit, ja sa taksa do paguajnë bizneset dhe qytetarët në 2018-ën (TABELA)
Kriza, mbyllen 30 Call Center në Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.01778507232666
array(1) { ["section"]=> string(69) "zgjerohet-banka-e-linda-rames-blen-banken-kombetare-te-greqise-100015" }