ZGJEROHET LISTA/ Ja firmat dhe bizneset që përjashtohen nga tenderat publikë (EMRAT)

Publikuar tek: ekonomi, më 17:57 15-03-2018 ZGJEROHET LISTA/ Ja firmat dhe bizneset që përjashtohen nga tenderat publikë (EMRAT) Foto ilustruese

Agjencia e Prokurimit Publik ka bërë transparente listën me emrat e firmave dhe pronarët e tyre të cilët përjashtohen nga tenderat publikë, por kësaj radhe lista e të përjashtuarve është zgjeruar.

Lista është e gjatë dhe masa përjashtuese nis nga një vit deri në tre vjet. Me ç’duket, këto firma kanë rezultuar të “papastra” sa i takon transparencës, luftës ndaj korrupsionit apo zbatimit të ligjit.

APP ndërkaq, me qëllim efikasitetin e sistemit të prokurimit publik në nxitjen e transparencës dhe luftës kundër korrupsionit, inkurajon këdo të denoncojë çdo veprim që vjen në kundërshtim me legjislacionin përkatës dhe që cënon zbatimin e drejtë të tij, duke garantuar për ndjekjen e të gjitha hapave të parashikuara nga ligji.

LISTA E OPERATORËVE EKONOMIKË TË PËRJASHTUAR NGA TENDERAT:

-Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër subjekti RELAKSI-IDEAL, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me NIPT K82909401L, me seli në fshatin Dukas, rruga nacionale Fier-Patos, përjashtohet –2 (dy) vjet (duke filluar prej datës 01.09.2016 - 01.09.2018) me Vendim Nr. 581, datë 14.07.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier

-Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër subjekti HERA PUBLIK SERVICE, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me NIPT L61801508E, me seli në Tiranë, përjashtohet – 3 (tre) vjet (duke filluar prej datës 21.12.2016 - 21.12.2019)

-Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër subjekti R&R GROUP, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me NIPT K81415001A, me seli në Kamëz, Tiranë, përjashtohet – 1 (nje) vit e gjysmë 18 (tetëmbëdhjetë) muaj (duke filluar prej datës 26.01.2017 - 26.07.2018)

-Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër subjekti S.A.S (Special Albania Security), (ish - ROGAT SECURITY GROUP), Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me NIPT K31526053M, me seli në Tiranë, përjashtohet -3 (tre) vjet (duke filluar prej datës 23.09.2015-23.09.2018)

-Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër subjekti ERAL CONSTRUCTION COMPANY, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me NIPT K82230002K, me seli në Vorë, përjashtohet – 1 (nje) vit e gjysmë 18 (tetëmbëdhjetë) muaj (duke filluar prej datës 24.02.2017 - 24.08.2018)

-Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër subjekti HËNË HILAJ, Person fizik, me NIPT K32509674K, me seli në Gjirokastër, përjashtohet – 1 (një) vit (duke filluar prej datës 10.04.2017 - 10.04.2018)

-Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër subjekti ILAR, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me NIPT J62027009T, me seli në Tiranë, përjashtohet – 3 (tre) vjet (duke filluar prej datës 31.08.2017 – 31.08.2020)

-Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër subjekti Bergin 2013, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me NUIS L61816029C, me seli në Tiranë, përjashtohet – 1 (nje) vit (duke filluar prej datës 31.08.2017 – 31.08.2018)

-Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër subjekti Colombo, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me Nipt K36608208V, me seli në Tiranë, përjashtohet – 3 (tre) vjet (duke filluar prej datës 31.10.2017 – 31.10.2020)

-Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër subjekti Ergen, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me Nipt J69405118J, me seli në Elbasan, përjashtohet – 1 (një) vit (duke filluar prej datës 22.11.2017 – 22.11.2018)

-Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër subjekti Elira, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me Nipt J63423410S, me seli në Fier, përjashtohet – 1 (një) vit (duke filluar prej datës 29.01.2018 – 29.01.2019)

-Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër subjekti A1 Security, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me Nipt L23123602 F, me seli në Gjirokastër, përjashtohet – 1 (një) vit (duke filluar prej datës 01.02.2018 – 01.02.2019)
-Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër subjekti Bledar Rusmali, Person Fizik, me Nipt L11306011A, me seli në Tiranë, përjashtohet – 1 (një) vit (duke filluar prej datës 13.02.2018 – 13.02.2019)

-Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër subjekti A.E.K & Co, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me Nipt K64331804P, me seli në Sarandë, përjashtohet – 18 (tetëmbëdhjetë) muaj (duke filluar prej datës 05.03.2018 – 05.09.2019)

-Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër subjekti Colombo, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me Nipt K36608208V, me seli në Tiranë, përjashtohet – 3 (tre) vjet (duke filluar prej datës 31.10.2017 – 05.03.2021)

OPERATORËT EKONOMIKË TË PËRJASHTUAR NGA PJESËMARRJA NË PROCEDURAT KONKURRUESE KONCESIONARE:

-Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër subjekti Bitupave LLC, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me NIPT L52317039A, me seli në Tiranë, përjashtohet – 2 (dy) vjet nga pjesëmarrja në procedurat konkurruese koncesionare (duke filluar prej datës 12.07.2017 - 12.07.2019)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14268898963928
array(1) { ["section"]=> string(88) "zgjerohet-lista-ja-firmat-dhe-bizneset-qe-perjashtohen-nga-tenderat-publike-emrat-113370" }