Zgjerohet skandali i AKEP. Ilir Zela po 'fut duart' në xhepat e abonentëve, eksperti: Favorizimi i Albtelecom-it dëmton qytetarët (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:22 14-02-2018 Zgjerohet skandali i AKEP. Ilir Zela po 'fut duart' në xhepat e abonentëve, eksperti: Favorizimi i Albtelecom-it dëmton qytetarët  (VIDEO)

Zgjerohet skandali i AKEP pas tentativës se kryetarit Ilir Zela për të favorizuar kompaninë Albtelekom përballë dy kompanive të tjera.

Ekspertet japin alarmin se ky vendim nëse miratohet do te këtë ndikim të drejtpërdrejtë në xhepat e qytetarëve. Eksperti i telekomunikacionit, deputeti Endri Hasa sqaron për In tv pasojat qe sjell kjo shkelje e ligjit dhe konkurrencës ne treg.

Sipas tij ai ndikon direkt në buxhetin e familjeve shqiptare e po ashtu prish rregullat e tregut. Ndërkohë Kreu i AKEP refuzon të japë llogari edhe para Parlamentit, ku është institucion varësie. Vetë Hasa thotë se i është drejtuar zyrtarisht për informacion, por drejtuesit e AKEP kanë mohuar ekzistencën e dokumentit.

Në fakt studimi i tregut, në bazë të Ligjit, duhet të shpallet për konsultim publik në faqen zyrtare të AKEP, gjë e cila nuk ka ndodhur me studimin për tregun e telefonisë mobile.

Por në faqen e AKEP që në dhjetor drejtuesi i këtij institucioni ka shpallur për konsultim publik tregun e telefonisë fikse. Por a mund të shkojë në vendim pa konsultim publik AKEP, Endri Hasa hedh poshtë në mënyrë kategorike një procedurë të tillë. Në rast se kjo ndodh, sipas tij do të ishte një skandal i madh dhe një shkelje Ligji nga kreu i këtij institucioni.

Më shumë në këtë kategori: « Trazohen ‘ujërat’ te BIRN, agjencia investigative ndryshon DREJTOR (KUSH IKËN E KUSH VJEN)
Plas keq mes artistëve, aktori- Ema Andreas: Ku ishe ti, K**VA e Edi Ramës! Ndërhyn moderatori: Kërko falje! »
Article Logic
Execution time: 0.0037498474121094
array(1) { ["section"]=> string(137) "zgjerohet-skandali-i-akep-ilir-zela-po-fut-duart-ne-xhepat-e-abonenteve-eksperti-favorizimi-i-albtelecom-it-demton-qytetaret-video-110249" }