Zgjidhet kryetari i ri Republikan i Tiranës

Publikuar tek: politike, më 11:29 18-04-2016 Zgjidhet kryetari i ri Republikan i Tiranës

Partia Republikane pas zgjedhjeve të zhvilluara ditën e djeshme ka zgjedhur si kryearë të ri Blendi Sulaj.

Në prani të drejtuesve të tjerë të kësaj partie, si dhe dhjetra anëtarëve dhe simpatizantëve, u shpreh edhe në lidhje me situatën shoqërore dhe ekonomike, të cilën po kalon vendi, që pas ardhjes në pushtet të koalicionit Rama-Meta.

”Ne mund t`i vendosim shumë emra qeverisjes së sotme, por për gjykimin tim ajo është një qeverisje tribale, klanore. Kjo është qeveria e një grupi banditësh, kriminelësh, të cilët kërcënojnë këdo që u del përpara dhe kanë forcë të vendosin në qeveri dhe politikë. Për të kuptuar në  ç`realitet jetojmë sot, le t`i referohemi raportit të DASH, BB, Freedom House, Parlamentit Europian.

Shqetësimi i parë është korrupsioni i përhapur në çdo degë të qeverisë. Në Shqipëri nuk respektohen të drejtat, sidomos e drejta e pronës, vend i  trafikut të droges dhe trafikut të qënieve njerëzore, qeveria, qarqet e biznesit dhe grupet kriminale ndikojnë në shtyp dhe media. Shqiperia eshte kthyer 12 vjet mbrapa ne vitet 2004” u shpreh Sulaj.

Gjithashtu Mediu u ndal edhe në reformat që janë të domosdoshme për të nxjerrë vendin nga kriza institucionale, që e ka e futur kjo qeveri, duke u ndalur kryesisht te reforma në drejtësi, por duke i dhënë me shume prioritet reformës zgjedhore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘’Berishës ia njihte kushdo huqet…kamera ishte tejet e gjatë dhe e vjetër’’, Majko rrëfen për kryeministrat në 25 vjet parlament
Partia Socialiste mbledh ditën e shtunë asamblenë, zgjedh sekretarin e Përgjithshëm »
Article Logic
Execution time: 0.023100852966309
array(1) { ["section"]=> string(49) "zgjidhet-kryetari-i-ri-republikan-i-tiranes-37974" }