Zgjidhet problemi i mbetjeve në zonën turistike, Gjermania jep 20 milionë euro për landfillin e Vlorës

Publikuar tek: ekonomi, më 18:58 08-02-2017 Zgjidhet problemi i mbetjeve në zonën turistike, Gjermania jep 20 milionë euro për landfillin e Vlorës

Në Vlorë do të ndërtohet një landfill i ri me kapacitet përpunues prej 350 mijë tonë mbetjesh, për të zgjidhur përfundimisht problemin e trajtimit të plehrave në zonën turistike.

Qeveria gjermane ka akorduar një hua prej 12 milionë eurosh për ngritjen e infrastrukturës, si dhe 2 fonde në formë granti në vlerat e 7.5 dhe 1.3 milionë eurove.    

Isa Memia, nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, tha: “20.8 milionë euro janë për ndërtimin e të gjithë infrastrukturës, që nga mbledhja e ndarja e mbetjeve në burim, transportim dhe trajtim në landfill i mbetjeve”.

Landfilli do të ndërtohet në zonën e Shërrishtës dhe do të sigurojë lëndën e parë për industrinë e riciklimit, pas ndarjes së mbetjeve në burim. 

Paralelisht në Vlorë po vazhdon projekti për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujrave të zeza, të cilat do kalohen të gjitha në impiantin e filtrimit të ndërtuar prej vitesh për të ndaluar tërësisht derdhjen e ujrave të ndotura në det. / TCH

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070219039916992
array(1) { ["section"]=> string(107) "zgjidhet-problemi-i-mbetjeve-ne-zonen-turistike-gjermania-jep-20-milione-euro-per-landfillin-e-vlores-68124" }