Zgjidhja e konfliktit me CEZ, Gjiknuri: Nuk ka asnjë shkelje ligjore apo cënim të interesave të shtetit

Publikuar tek: ekonomi, më 22:03 06-12-2016 Zgjidhja e konfliktit me CEZ, Gjiknuri: Nuk ka asnjë shkelje ligjore apo cënim të interesave të shtetit

Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri ka deklaruar se në zgjidhjen e konfliktit me CEZ nuk ka asnjë shkelje të ligjit apo cënim të interesave të shtetit Shqiptar.

 Fjala e plotë e Damian Gjiknurit:

 Në respekt të ligjit dhe hir të transparencës ndaj opinionit publik, për mëse dy orë raportova sot sërish përpara Komisionit Hetimor Parlamentar të kërkuar nga opozita, rreth marrëveshjes së zgjidhjes me mirëkuptim të konfliktit me CEZ a.s. për kompaninë e shpërndarjes.

 Gjatë debateve me deputetët e Partisë Demokratike, hodha poshtë dhe spekulimet e qëllimshme të opozitës duke sqaruar se avokati i huaj i shtetit shqiptar ka qenë pjesë e procesit, ka dhënë mendimet e tija si për memorandumin e mirëkuptimit ashtu edhe për draftin final të marrëveshjes.

Një pjesë e këtyre mendimeve janë marrë në konsideratë dhe janë reflektuar ndërsa memorandumi të cilit i referohej opozita kishte të bënte me shprehjen e vullnetit të palëve për tu ulur në negociata dhe nuk ka të bëjë me produktin e negociatave.

Zgjidhja me mirëkuptim e konfliktit ishte një vendim politik i qeverisë nisur nga situata alarmante e sektorit, kërcënimi që përbënte kjo situatë për financat publike, nevoja për të marrë nën kontroll kompaninë e shpërndarjes, zhbllokimi i paketës së investimeve në sistem dhe vonesat që kishte shkaktuar qeveria e shkuar në përgatitjen e dokumenteve e më keq se kaq mos depozitimi prej saj në arbitrazh i një padie ndaj CEZ a.s para se ata ta bënin diçka të tillë.

Deklarova se prokuroria dhe me tej edhe Gjykata e Lartë e ka hetuar plotësisht këtë çështje referuar pretendimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që janë të njëjta me ato që ngrihen në këtë komision hetimor nga Partia Demokratike dhe nuk ka konstatuar asnjë shkelje ligjore apo cënim të interesave të shtetit shqiptar në zgjidhjen e konfliktit me CEZ a.s.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019037961959839
array(1) { ["section"]=> string(107) "zgjidhja-e-konfliktit-me-cez-gjiknuri-nuk-ka-asnje-shkelje-ligjore-apo-cenim-te-interesave-te-shtetit-61804" }