Zgjohet Rama dhe bën një njoftim të rëndësishëm: Brenda 20 ditësh merrnin përgjigje nga platforma online

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:13 10-10-2017 Zgjohet Rama dhe bën një njoftim të rëndësishëm: Brenda 20 ditësh merrnin përgjigje nga platforma online

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e ditës së sotme me një tjetër njoftim të rëndësishëm, duke bërë thirrje për regjistrimin e qytetarëve në koalicionin qeverisës.

Përmes opsionit “Nisma Ime” në platformën online Rama bën thirrje për të ndarë me qeverinë nismat komunitare dhe brenda 20 ditësh do të marrë përgjigjen përkatëse.

“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë tjetër demonstrim të thjeshtë se si, çdo anëtar i regjistruar i koalicionit qeverisës me qytetarët, mund të përdorë dritaren "Nisma Ime" në Platformën online “Për Shqipërinë që Duam”, për të fituar mbështetjen e nevojshme në realizimin e një ideje.

Kushdo që ka një projekt konkret apo dëshiron të ndërmarrë një nismë komunitare, mund ta ndajë atë direkt me qeverinë e Shqipërisë dhe brenda 20 ditësh do të marrë përgjigje nga institucioni përkatës, për mundësinë e mbështetjes së nismës kur ato vlerësohen të mundshme e me interes publik. Për këto e plot të tjera që do t’i mësoni me një vizitë në Platformën online të Bashkëqeverisjes, mjafton të regjistroheni si pjesëtarë aktivë të Aleancës për Shqipërinë që duam”, shkruan Rama. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023228883743286
array(1) { ["section"]=> string(109) "zgjohet-rama-dhe-ben-nje-njoftim-te-rendesishem-brenda-20-ditesh-merrnin-pergjigje-nga-platforma-online-95334" }