Zhbllokohet fondi për KESH, kryeministri merr vendimin e rëndësishëm për importin e energjisë

Publikuar tek: ekonomi, më 10:53 06-07-2017 Zhbllokohet fondi për KESH, kryeministri merr vendimin e rëndësishëm për importin e energjisë

Hyn në fuqi vendimi i marrë në mbledhjen e qeverisë ditën e hënë për blerjen e energjisë elektrike nga KESH.

Në këtë mënyrë zhbllokohet fondi prej 22.4 milionë euro që është parashikuar në kohë krizash në projektin e rimëkëmbjes që mbështetet nga Banka Botërore.

VENDIMI

Vendim i Këshillit të Ministrave nr.483, datë 5.7.20177 "për blerjen e energjisë elektrike nga shoqëria "kesh", sh.a., në zbatim të marrëveshjes së huas, të lidhur ndërmjet republikës së shqipërisë dhe bankës ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim, në përmbushje të detyrimit e shërbimit publik në kushtet e një viti të pafavorshëm hidrik, dhe për një ndryshim në vendimin nr.244, datë 30.3.2016, të këshillit të ministrave ".

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.170/2014, “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit për rimëkëmbjen e sektorit të energjisë elektrike”, dhe të nenit 47, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Blerjen e energjisë elektrike nga shoqëria “KESH”, sh.a. për përmbushjen e detyrimit të shërbimit publik ndaj Furnizuesit të Shërbimit Universal në kushtet e një viti të pafavorshëm hidrik. Blerja e energjisë elektrike të bëhet në zbatim të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, ratifikuar me ligjin nr.170/2014, në varësi të nevojave dhe për aq sa e lejon vlera e fondit të akorduar nga kjo marrëveshje huaje.

2. Procedura që do ndiqet nga shoqëria “KESH”, sh.a. për blerjen e energjisë elektrike do të jetë në përputhje me parashikimet e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit për rimëkëmbjen e sektorit të energjisë elektrike.

3. Në fund të pikës 3, të nenit 5, në tekstin që i bashkëlidhet vendimit nr.244, datë 30.3.2016, të Këshillit të Ministrave, shtohet fjalia me këtë përmbajtje:

“Në raste përjashtimore dhe situata të pafavorshme hidrike, Këshilli i Ministrave mund të vendosë që sasia e nevojshme e energjisë për përmbushjen e kërkesave të klientëve që përfitojnë nga Shërbimi Universal i Furnizimit të sigurohet në tregun e parregulluar nga shoqëria e prodhimit të energjisë elektrike, aksionet e së cilës kontrollohen pjesërisht apo plotësisht nga shteti.”.

4. Ngarkohen Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe shoqëria “KESH”, sh.a. për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019727945327759
array(1) { ["section"]=> string(98) "zhbllokohet-fondi-per-kesh-kryeministri-merr-vendimin-e-rendesishem-per-importin-e-energjise-85197" }