Zhduken në Londër katër Komando shqiptarë

Publikuar tek: aktualitet, më 20:07 16-11-2017 Zhduken në Londër katër Komando shqiptarë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë me disa ushtarë të repartit komando duke e përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes në një skandal ndërkombëtar.

Burime nga ky institucion bëjnë me dije për “Albeu.com” se katër ushtarë Komando të Shqipërisë që ishin për një trajnim në Londër nuk janë kthyer në vendin e shërbimit siç duhej të bënin duke ngritur alarmin tek autoritetet lokale.

Dyshohet se ata janë arratisur duke u fshehur në Britaninë e Madhe ndërkohë që tani duhej të ishin kthyer në atdhe.

Ngjarja ka ndodhur në fund të tetorit, dhe sipas "Albeu"-t, është mbajtur e fshehtë nga Ministria e Mbrojtjes. Policia lokale është vënë menjëherë në kërkim të tyre por deri më tani nuk kanë patur rezultat.

Kjo është një ngjarje e rëndë që përfshin këtë institucion dhe cënon marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e NATO-s, pasi tashmë askush nuk mund të marrë përsipër pranimin e ushtarëve nga vendi ynë për trajnim të shtete si Britania e Madhe apo SHBA-të.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nisin gjobat edhe për këmbësorët, ja masat e marra nga policia
Meteorologët japin alarmin, ja kur priten përmbytjet »
Article Logic
Execution time: 0.0040609836578369
array(1) { ["section"]=> string(47) "zhduken-ne-londer-kater-komando-shqiptare-99812" }