Zhduket ish-spiuni që zbuloi ‘aferat seksuale’ të Trump, braktis shtëpinë miliona euro

Publikuar tek: bota, më 09:19 13-01-2017 Zhduket ish-spiuni që zbuloi ‘aferat seksuale’ të Trump, braktis shtëpinë miliona euro

Christopher Steele, ish- agjenti i M16. 52- vjeçari është zhdukur pas dorëzimit të raportit sekret kundër presidentit amerikan Donal Trump.

Sipas “Daily Mail”, ish-spiuni britanik është zhdukur mënjëherë sapo emri i tij doli në raportin, ku thuhet se Rusia është duke përdorur për të shantazhuar presidentin e sapo zgjedhur Trump. Mësohet se Steel ka braktisur shtëpinë e tij, e cila kushton 1.5 milion £ dhe ka ikur, pasi ka pasur frikë nga ajo që mund t’i ndodhte.

Një fqinj ka thënë për Telegraph se gjatë kohës që Steel u largua ishte nervoz dhe ka kërkuar ndihmë nëse ai mund të kujdesej për macen i tij.

52-vjeçari, babai i tre fëmijëvë, mund të ketë shkuar jashtë shtetit, pasi thuhet se ai është autori i një dosje “bombë” ku Trump shfaqet me “veprime poshtëruese seksuale në një hotel në Moskë”. Bëhet fjalë për vitin 2013 kur Trump ka qenë në Moskë së bashku me “Miss Universin”.

Kreu i CIA-­s i ka transmetuar informacionin presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump se zyrtarë të Kremlinit pretendojnë të kenë material komprometuese në lidhje me jetën e tij personale, përfshirë edhe materiali kompromentues në hotelin në Moskë”.

Christopher Steele ka punuar më shumë se dy dekada në Moskë dhe ka bashkëpunuar me spiunun e vrarë rus Aleksandër Litvinenko, i cili u largua në Britani para se ai të helmohej  në vitin 2006.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031352043151855
array(1) { ["section"]=> string(92) "zhduket-ish-spiuni-qe-e-zbuloi-aferat-seksuale-te-trump-mbraktis-shtepine-miliona-euro-65386" }