“Zhduket” Llalla, avokati: Kam 5 ditë që nuk kam komunikuar me të

Publikuar tek: aktualitet, më 23:04 16-04-2018 “Zhduket” Llalla, avokati: Kam 5 ditë që nuk kam komunikuar me të

“Unë kam 5 ditë që nuk kam komunikuar me të, që kur kam marrë detyrën si përfaqësues ligjor i tij. Erdhi në zyrën time fizikisht, më dorëzoi prokurën dhe kërkoi që ta përfaqësojë në të gjitha instancat”.

Kështu është shprehur sot në emisionin “Real Story”, Sokol Hazizaj avokati i Adriatik Llallës, lidhur me klientin e tij.

Lajmi se ish kryeprokurori Adriatik Llalla ndodhet jashtë shtetit dhe do të përfaqësohet nga avokati ka qarkulluar sot në media. Por duket se kaq ka mjaftuar që disa portale të hedhin dyshimet se Llalla është "arratisur".

Ndër të tjera ai ka deklaruar se në hetimet që kanë nisur ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm ka shkelje proceduriale dhe se asnjë organ hetimor s’ka njoftuar se ndaj klientit të tij ka ka proces hetimor.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Do më zgjedhin mua të më vrasin se jam…”, gazetarja zbulon detaje tronditëse për vrasjen e Mario Majollarit
SKANDALI: Tarifat, universitetet “zhvasin” studentët për luksin e zyrave. Ja ku shkojnë paratë »
Article Logic
Execution time: 0.004025936126709
array(1) { ["section"]=> string(68) "zhduket-llalla-avokati-kam-5-dite-qe-nuk-kam-komunikuar-me-te-117135" }