Zhduket në Greqi shkencëtarja biologe amerikane, merrte pjesë në një konferencë të Akademisë Orthodokse

Publikuar tek: bota, më 09:52 11-07-2019 Zhduket në Greqi shkencëtarja biologe amerikane, merrte pjesë në një konferencë të Akademisë Orthodokse Suzanne Eaton

Një shkencëtare amerikane, trupi i së cilës u gjet disa ditë pasi ishte shpallur e zhdukur në Kretë të Greqisë, është asfiksuar, tha policia të mërkurën.

 

Ata kanë hapur një hetim për vrasjen e Suzanne Eaton, 59 vjeç, sipas punëdhënësit të saj Max Planck Institute në Dresden University në Gjermani ndërkohë që trupi i saj u gjet të hënën.

Eaton punon si shkencëtare biologe dhe po merrte pjesë në një konferencë nga Akademia Orthodokse në Kretë, dhe besohet se u zhduk në datën 2 korrik.

Eaton ishte gruaja e shkencëtarit britanik Tony Hyman, nënë e dy djemve Maks dhe Luke, sipas institutit që ka lëshuar edhe deklaratën për humbjen e saj.

Eaton ka qenë një vrapuese e zakonshme dhe çdo ditë vraponte 30 minuta, dhe më pas shfaqej në konferencë. Familja e saj beson se ajo humbi gjatë një vrapimi prej 5 kilometrash.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069329738616943
array(1) { ["section"]=> string(109) "zhduket-ne-greqi-shkencetarja-biologe-amerikane-merrte-pjese-ne-nje-konference-te-akademise-orthodokse-171845" }