Zhduket nëna me fëmijën në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 07:57 14-09-2018 Zhduket nëna me fëmijën në Tiranë Foto ilustruese

Prej dy ditësh një 23-vjeçare nga Tirana së bashku me fëmijën e saj rezultojnë të zhdukur.

Denoncimin në polici e ka bërë babai i vajzës N.P, 58 vjeç i cili ka kallëzuar se vajza me fëmijën janë larguar në drejtim të paditur.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11. 09. 2018, shtetasi N. P., vjeç 58, banues në Tiranë, ka kallëzuar se i është larguar nga banesa vajza e tij, shtetasja E. P., vjeçe 23, së bashku me fëmijën e saj të mitur. Po punohet për gjetjen e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Euro pëson rritje të fortë, arrin nivelin më të lartë që nga qershori, ja me sa u këmbye sot
‘Rrënimi i ekonomisë dhe vendit’ Basha nxjerr VIDEON: Sa më gjatë kjo qeveri aq më shumë… »
Article Logic
Execution time: 0.018658876419067
array(1) { ["section"]=> string(40) "zhduket-nena-me-femijen-ne-tirane-134266" }