Zhduket prej 5 ditësh bosi i modës me pasuri 4 miliard dollarë

Publikuar tek: bota, më 19:26 08-01-2016 Zhduket prej 5 ditësh bosi i modës me pasuri 4 miliard dollarë

Shefi ekzekutiv i një prej kompanive më të mëdha të modës, “Metersbonwe”, është zhdukur prej 5 ditësh lënë asnjë gjurmë.

Njoftimin e bëri vetë kompania kineze, e cila tha se prej 5 ditësh nuk ka patur asnjë kontakt me Shefin Ekzekutiv, Zhou Chengjian, njeriu i 65-të më i pasur në Kinë me një pasuri prej 4.2 miliardë dollarë.

Mediat kineze aludojnë se bosi i kompanisë së modës mund të jetë arrestuar gjatë një aksioni për vënien në pranga të miliarderëve të akuzuar për korrupsion por një gjë e tillë nuk është konfirmuar ende.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02164888381958
array(1) { ["section"]=> string(68) "zhduket-prej-5-ditesh-bosi-i-modes-me-pasuri-4-miliard-dollare-29477" }