Zheji vë në diskutim temën emisionit, Fevziu i përgjigjet shpejt dhe prerë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 23:57 11-02-2016 Zheji vë në diskutim temën emisionit, Fevziu i përgjigjet shpejt dhe prerë

Në emisionin e sotëm “Opinion”, teksa të pranishmit kanë qenë duke folur për rebelimin e Ben Blushit brenda Partisë Socialiste, analisti Artur Zheji ka hedhur dyshime, nëse kjo mund të ishte një temë e gjetur për ditën e enjte.

“Nuk di a ke bërë mirë që e ke zgjedhur këtë temë për të enjten, sepse nuk mendoj që mban diskutim”, ka thene Zheji.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i drejtuesit të emisionit i cili duke i zgjatur telefonin e tij celular i është përgjigjur Zhejit me fjalinë: “Do ta shikosh a kam bërë mirë”?

Në celularin e Blendi Fevziut me sa duket janë matjet e audiencës, të cilat prezantuesi i ka ofruar me shumë kënaqësi t’i ndajë me panelin, shkruan opinion.al.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022249937057495
array(1) { ["section"]=> string(79) "zheji-ve-ne-diskutim-temen-emisionit-fevziu-i-pergjigjet-shpejt-dhe-prere-32349" }