Zhgënjen Kukësi, Rudari i “vjedh” barazimin

Publikuar tek: sport, më 20:21 30-06-2016 Zhgënjen Kukësi, Rudari i “vjedh” barazimin

Kukësi ka zhvilluar takimin e parë në kuadër të raundit të parë kualifikues në Europa League, me skuadrën malazeze Rudar, ku nuk mundën të merrnin më shumë se një barazim, shkruan Newsport.al.

Një rezultat disi zhgënjyes ky për verilindorët, duke qenë se shpresonin për një kualifikim të mundshëm që në ndeshjen e parë, gjë që nuk ka ndodhur. Takimi u vendos nga dy episode, ku braziliani i sapoardhur te kuksianët Rangel, kaloi në avantazh në minutën e 33 vendasit pas një krosi të ardhur në zonë. Do të vinte minuta e 71′ ku miqtë barazuan me 11-metërsh me portierin Radanoviç. Pjesa tjetër e takimit nuk kishte asgjë për të shënuar, duke u mbyllur në barazim 1-1. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në datën 7 korrik, në Mal të Zi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « UEFA respekton Turqinë, çerekfinalja e parë Poloni-Portugali nis me një minutë heshtje
Kili sulmon Shqipërinë për pjesëmarrjen në Euro 2016 »
Article Logic
Execution time: 0.020732164382935
array(1) { ["section"]=> string(46) "zhgenjen-kukesi-rudari-i-vjedh-barazimin-45089" }