Zhgënjen Tirana, Kukësi ndal Teutën

Publikuar tek: sport, më 20:22 12-09-2015 Zhgënjen Tirana, Kukësi ndal Teutën

Tirana ka zhgënjyer për të dytën herë në këtë sezon të ri të Superligës shqiptare, pas barazimit të sotëm 0-0 me skuadrën e Bylisit.

Ndryshe nga sa pritej, kjo nuk ka qenë një ndeshje asapk e lehtë për Tiranën, e cila kishte përballë vetes një skuadër të përgatitur, dhe jo të ngjashme me dy ndeshjet e para. Në fushën e “Qemal Stafës” diferencat mes dy skuadrave ishin të vogla, aq sa nuk kuptohej cila skuadër synon titullin dhe cila skuadër lufton për mbijetesë.

Kukësi ka ndalur Teutën në përballjen direkte mes tyre. Skuadra durrsake e ka nisur mirë këtë sezon, por në kundërshtarin e parë direkt tregoi se nuk ishte aftë të menaxhonte lojën siç duhet. Kukësi ka shënuar që në minutën e 7 të ndeshjes me Moreira, ndërsa në pjesën e dytë Jean dhe Flores i dhanë goditjet fatale Teutës. Malota për Kukësin dhe Hila për Teutën u ndëshkuan të dy në me karton të kuq në minutën e 34.

Dy gola të Olainka në pjesën e dytë i dhanë fitoren Skënderbeut në fushën e Tërbunit. Falë performancës së tyre, skuadra e Skënderbeut ndodhet e vetme në krye të kampionatit me 9 pikë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rrëfehet De Biasi: Sfida me shqiptarët ishte ndryshimi i mentalitetit
Champions League/ Messi luan të mërkurën ndeshjen e tij të 100-të »
Article Logic
Execution time: 0.025109052658081
array(1) { ["section"]=> string(40) "zhgenjen-tirana-kukesi-ndal-teuten-20623" }